• |
ide | kryesore

Klopp, dilemën e bën enigmë: “Messi më i miri, Ronaldo lojtari perfekt”

-Instant, Sport



Kush është më i miri? Messi apo Cristiano Ronaldo? Pyetja që torturon futbollin modern ka mbërritur edhe tek Jurgen Klopp, tekniku më i famshëm i momentit. E gjermani i Liverpool e ka zgjidhur nyjen në mënyrë ekzemplare. “Messi është më i miri i të gjithëve, por Cristiano është futbollisti perfekt. Shpjegimi është i thjeshtë – ka thënë tekniku i Reds për Freekickerz – . Kam luajtur kundër të dyve e janë gati të pamarkueshëm: nëse duhet të pikturoj një lojtar perfekt, do të kishte lartësinë, shpejtësinë e shkëputjen e Ronaldos. Kësaj i shtohen edhe profesionalizmi e sjellja e tij, e ja ku është rezultati, një futbollist perfekt. Më të mirë nuk mund të ketë”.

Për sa i përket Messi, “ai në lindje është më i vogël, por i bën gjërat të duken kaq të thjeshta… Për këtë më pëlqen më shumë si lojtar në fushë”. “Të dy – është konkluzioni i Klopp – lënë një gjurmë në futboll që do të zgjasë shumë. Ka shumë të rinj në futboll me të njëjtin potencial, por të luash në ato nivele për kaq shumë vjet e absolutisht e pabesueshme. Sa keq që plaken edhe ata”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *