• |
ide | kryesore

Libri biografik për Meghan dhe Harry-n

-Instant, Paparazzi, Slider



Meghan Markle dëshiron që biografia mbi jetën e saj dhe të princit Harry të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ajo beson fort se libri do të vendos një rekord të ri në top listën e botimeve më të shitura në botë. Arsyet pse ata vendosën që të largoheshin nga familja mbretërore dhe jeta e tyre e re janë vetëm disa nga detajet që pritet të zbulohen në këtë libër, thotë një burim ekskluzivisht për DailyMail.com.

Libri i pritshëm do të titullohet “Gjetja e lirisë; Harry&Meghan, krijimi i një familjeje moderne Mbretërore”! Libri ka si autorë gazetarët Omid Scobie dhe Carolyn Durand dhe është caktuar që do të dalë në treg në mbarë botën në 11 gusht, ndërsa shitjet pritet që të shënojnë rekorde në datën 20 gusht. Por, 38-vjeçarja Meghan Markle dëshiron që kjo datë publikimi të shfuqizohet dhe të caktohet një tjetër datë më e afërt, me pretendimin se vetëm tani libri mund të bëjë bujë, në një kohë kur ata sapo kanë nisur jetën e re, larg familjes Mbretërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *