• |
ide | kryesore

Lubonja: Veliaj prishi shkollën “Sami Frashëri” për të bërë biznes, këtë plan ka edhe për Teatrin Kombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Publicisti Fatos Lubonja ka ngritur tonet sot në një analizë për news 24, teksa është shprehur se edhe pse Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe koronavirusit, sërish ka politikanë dhe biznesmenë rreth tyre që nuk ndalen dhe kërkojnë të shtojnë pasurinë.

Lubonja solli shembullin e Teatrit, dhe planit për pishjen e tij. Ai u shpreh se nuk kemi të bëjmë thjesht me një godinë, por me një shkollë, me një trashëgimi, që u lihet të tjerëve. Dhe sipas tij, motivi i qeverisë është për të bërë biznes, për të bërë kulla.

Analisti i njohur, u shpreh se të njëjtën gjë bëri kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, me shkollën e njohur, Sami Frashëri. Sipas tij, shkolla ishte krejt në rregull dhe e qendrueshme nga ana strukturore pas tërmetit, dhe kjo e dalë nga vlerësimi i ekspertëve. Por, pohoi ai, Veliaj e shembi, sepse aty do bëhet biznes, do bëhen ndërtime.

Lubonja u shpreh se ideja e legalizimit të kanabisit është shkelje syri për trafikantët dhe një mundësi e madhe për pastrimin e parave, nga grupet kriminale, gërshetuar kjo edhe me projektin e aministisë fiskale.

Përveç kësaj, Lubonja tha se edhe si model është i dënueshëm, pasi duke legalizuar kanabisin, qeveria u jep një sinjal të rinjve, se me çfarë duhet të merren dhe çfarë rruge duhet të ndjekin.

Duke u ndalur tek përplasja politike më e fundit për reformën elektorale, publicisti u shpreh se është në favor të një ndryshimi kushtetues, për të korigjuar gjërat që nuk kanë shkuar mirë me zgjedhjet. Lubonja tha se është pro ndryshimit të sistemit, dhe forcimit të rolit të Presidentit. Duhen më shumë hapësira, u shpreh ai, për të stimuluar forca dhe energji të reja në politikë.



6 Comments

  1. Sami frasheri nuk ka pasur demtime ne strukture. Me sa kuptoj duan nje ushtri te rinjsh te pa shkolluar si dhe ka ndodhur dhe po ndodh kontigjent krimi duke ju bashkuar ” policeve” te pa identifikueshem te policise bashkiake dhe jo vetem. Keta kane shkatruar shum shkolla por sami frasheri i prishur kot si dhe teatri kombetar na thon shume. Ligjin e ben krimi. Dhe krimi eshte pushteti policia drejtsia dhe cdo gje tjeter. krimi ne sistem.

  2. Të presësh pafund një parti të fundosur, do të thotë ti shkosh pas asaj në greminë, ndaj mendoj se kjo natyrisht do të sjellë situata të tjera, edhe më të trishta për kampin opozitarist. Me këto ritme, pas 2021 padyshim nuk do të kemi më PD, nuk do të kemi më as pretendime për “vjedhje votash” apo “blerje zgjedhjesh”, pasi do të kemi një Reformë të re Zgjedhore, dhe një administratë të re zgjedhore, e pavarur nga politika, e miratuar dhe mbështetur fuqishëm edhe nga ndërkombëtarët. Ajo që do të mbetet pas 2021, do të jetë thjesh hija e së keqes dhe shija e së shkuarës…….madje do të tregohet edhe historia e saj. Na ishtë njëherë një Parti Demokratike, që lindi nga studentët, u shfrytëzua nga Doktori, dhe u fundos nga Lulzimi.Dhe shkollen kosova e prishi Erioni o fatosi i burgut te enverit,qe flet si enveri

    1. Po cfare lidhje ka komenti me artikullin? A nuk te duket te pakten qesharake te shkruash qe me kete baterdi qe po behet ne Shqiperi, fajin e paska opozita e dobet? Eshte shume prekese qe komunistet “i ha shume meraku” per forcen e opozites. Koment i denje per dopjo sufllaqe.

  3. Historia e gjimnazit eshte veper e paster kriminale, pasi harxhuan leke per ta rikonstruktuar, doli e tha se nuk mban me nga rikonstrutumi qe u bo dhe prandoj duhet te prishej.

  4. Shqiperia sundohet nga hajdut , kucka dhe perversat , bijte biologjike dhe ideol;ogjik te komunistave shfrytzuan prejardhje per te ardhur ne pushtet , e tash si lukuni jane sul me vjedhe gjithcka qe munden , qeveritaret e oborrtaret e tyre nuk kane ma turp por krehonohen me veset e tyre si trendy , pra sot trendy eshte kurvnia , homo , dhe hajnija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *