• |
ide | kryesore

Meta mesazh të koduar Ramës: Popujt kanë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një mesazh në “Facebook”, presidenti Ilir Meta ka cituar librin e Boris Johnson, për të theksuar se populli ka pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

“Popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mëdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës”, – shkruan Meta.

Reagimi i presidentit Meta:

“The Churchill Factor. How one man made history”, me autor Boris Johnson, një libër që nuk duhet humbur dhe një mesazh më aktual se kurrë, shkëputur nga fjalimi i Çërçill në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmëroi “Perden e Hekurt”.

“Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfolëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradicional anglez kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë….

Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mëdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës.

Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle.

Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin.

Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë”.

12



15 Comments

  1. Shpifja është arma që Sali Berisha e ka mësuar në librat e marksizëm leninizmit, të vetmet që ka mësuar me përkushtim gjatë gjithë jetës. Habit fakti se dhëndrri i tij e ndjek në të njëjtën rrugë, duke injoruar jo vetëm logjikën, por edhe ligjet e bëra prej vetë atyre. As edhe një juriste në familje nuk i ndihmon që të shmangin gafat. Për fat të keq, familja Berisha ka pasur gjithnjë një konflikt të madh me ligjet, pasi ata ndjehen gjithmonë sipër çdo gjëje. Mbi drejtësinë, mbi të vërtetën, mbi Shtetin. Quajnë mafiozë të tjerët, por familja e vërtetë Soprano, janë tamam ata, sidomos kur verifikon pafundësinë e rasteve të korrupsionit, pronave, aferave, ndërtimeve, tokave të zaptuara që nga Gerdec, Tirana, Gjiri i Lalzit, Porto Romano e Shqipëria mbarë. Por kjo është një tjetër histori investigimi gazetaresk dhe i drejtësisë së re shqiptare. Përballjet e familjes Berisha me ligjin nuk kanë filluar ende.Ne 2021 populli do rimari pushtetin e votes o likja i floririt,njelloj si ne 2017

  2. Lere mesazhin mblidhni popullin dilni shesh .teatrin ndofta se prish Po tendera sekret do beje rama e do vazhdoi tè vjedhe

  3. Qeveritare antishqiptare, gazeta antishqiptare, polic antishqiptare, president antishqiptare, opozite antishqiptare. Si cdo e keqe dhe kjo klike djalli qe nuk na perfaqson , na urren, na poshterson, na ndan nga familjet, na ndersen me njeri tjetrin do i vij fundi. Ne jemi Popull PELLAZGO_ILIR. Historia na tregon qe nuk na mund asnje pushtues, dhe juve pushtuesit e rinj po ju vjen fundi. Populli edhe pse i varfer eshte i mire, i paster kurse kta i ha e keqja de i gerryen brenda. Zoti na dhafte force qr ti largojme keta pushtues.

  4. Presudent, leri deklsratat. Nuk pine uje. Viju ne krye te popullit te rrezojme kriminelwt qe po na marrrin frymen.

  5. Presudent, leri deklsratat. Nuk pine uje. Viju ne krye te popullit te rrezojme kriminelwt qe po na marrrin frymen.

  6. Iliria nga emri vertet thua jemi pellazgo ilir , e cfar kemi te trasheguar nga parardhsit tane asgje,45 vjet ulem kurrizin nen diktatur dhe nuk u ndiem 30 vite ne te ashtuquajturen demokraci na vjedhin , na burgosin, prape nuk ndihemI ,ti thua populli eshte I mire ,po I mire per te spiunuar ose per te vrare njeri tjetrin se krye hajdutve u rruajne bythen ,keta thua I ha ekeqja ,po patjeter se jane bere sheiker dhe femij te e tyre jane te tere jashte shtetit me paret e popullit ,ti shkruan pordh me rigon ,po ne dhe kure vine zgjedhjet shesim voten per nje tenxhere me fasule si puna e putanes qe shet trupin per pes mir lek ,dhe zgjedhim vecse lapera ,tutor ,hajduta ,kriminela ,pallanxho qe slidhin dote dy llafe ja keta jemi ne pase ardhesit “Pellazgo Ilir” prandaj o mik te qe ndrojm e me kembe ne toke te themi ata qe jemi.

  7. Shqipetari,
    Ne me kembe ne toke qendrojme, po jemi nje popull i cili kurr nuk ka pushtuar, kur nuk ka mbajyur skllever, kurr nuk i ka bere asnje te keqe kurrkujt. Te keqijat nuk vijne nga populli por nga ai i cili na shtyp cdo dite e me shume. E kuptoj mllefin tend por ai qe na shtyp kerkon qe ne te fajesojme njeri tjetrin duke e share percmuar etj etj. Ne duhet ta duam njeri tjetrin, vetem keshtu mund te fitojme. E vertete qe jetojne si sheika por mos harro se leket nuk hahe pasuaria nuk te lumturon dhe me beso shumica e ketyre tradhtarve i kan femijet neper qendra riabilitimi nga overdosa e droges, ne Itali danimarke brazil etj. Ne kete cast je ti me i lumtur se edi rama, sali berisha dhe ilir meta.

  8. Te me falesh mor mik ,qe te duam njeri tjetrin, e para ne duhet te kemi qytetari ,ajo na mungon ,kulture ,s ekziston ,kujtes hitorike ,e kemi te fshire nga memorja ,e kemi te shkurter kujtesen ,arsimin ,po e shkaterrojne per dite per ti lene femijet tane injorant ti sundojne kollaj , ja keto gjera na mungojne qe se duam njeri tjetrin kemi qene jemi dhe do te jemi gjithmone te percare , dallkauket ,pallanxhot,kusaret do ta sundojne kete vend ata qe se njohin idealin por vetem parane,ata lloj horrash qe pese pare nxjerrin atdheun ne pazar.Shiko pak se kush na perfaqeson ne Parlament tufa e idioteve ,qe ligjet miratohen nga keta. Kujtim Gjuzi me shoke vendos per te ardhmen e femijve tane, mora nje shembull ,por te tere Gjuzer jane.

  9. Nqs se ne nxjerrim ne pah vlerat e mira dhe e duam njeri tjetrin keta mini-pushtues sperdridhen si gjarperinj nga xhelozia, sepse e kan te keqen brenda, nuk lumturohen dot, nuk qeshin dot, nuk flejne dot sepse e dine shume mire cfare i pret. Na mungojne shume gjera por dhe na plotesojne shume te tjera. Ndoshta dhe Gjuzi eshte nje e keqe qe duhet te na vinte, qe cdo shqiptar ta kuptoje te verteten. Ate te vertete per te cilen ne ndjejme brenda. Gjuzi me edin, salen, ilirin, lulin, erionin ,moniken, jane thjesht mashtrues per popullin e painformuar. Tani ka ardhur koha qe jemi te gjith te informuar, shume u shkolluan jashte, shume brenda, shume i shkolloj interneti, dmth kemi aq informacion te mjaftueshem qe ta kuptojme se kush eshte e keqja dhe ne si popull tashme e kemi kuptuar. Te besojme ne zot dhe tek e mira, tek vlerat dhe te njeri tjetri dhe nje here, dhe e mira eshte e pashmagshme, sepse nuk ka njeri qe do dhe do pranoje me te jetoje me kte skamje te keqe qe na prek cdo familje ne te gjithe vendin. Gjithmone ka shprese, dhe ne per ka shprese, jemi shume kunder nja pakice qe a bejne a nuk bejne 1000 persona. E mira triunfon dhe keshtu do jete dhe per ne. Jemi vellezer.

  10. Këto janë dy pika ku PD nuk hap rrugë në pritje të një pazari. Pretendimet e tjera që ngre, jo qeveri teknike, jo mos dëgjimi i zërave për ndryshim sistemi, përjashtimi i opozitës parlamentare, apo incidentet që prodhojnë në tryeza, janë përpjekje për të krijuar klimë nervoze para miratimit përfundimtar të draftit, me shpresë se Edi Rama do lodhet dhe do thërrasë Bashën për një pazar.

  11. Okej vellezer nuk diskutohet ,por po te tregoj nje ngjarje qe ka ndodhur .Ne vitet 90 te mbas ndryshimeve qe ndodhen ,ishte njeri kishte nje cope toke, pleqeria I kishte ardhur ,ate copen toke qe kishte ja u ndau dy djemve ,njeri nga djemte iku ne greqi ,kurse tjetri filloj tregetine te tregu industrial I qytetit ,pasi kaloj ca kohe djali qe kishte ikur ne greqi u kthye dhe filloj te hapte themelet te pjesa qe I kishte lene babai ,te bente shtepi e pa kunata dhe i thot te shqitjes ca po ben yt vella del I shoqi shikon te vellane qe po hapte themelet ,I thot gruas do fillojme edhe ne ,ashtu bene ,si mbaroj katin e pare ai i grekut filloj katin e dyte ,katin e dyte vellaj tjeter ,ca lek I kishte vete ca I mori borxh te kunetrit ,mbaron katin e dyte ai i grekut fillon katin e trete ,e shikon kunata me vrap I thot te shoqit ,po ai yt vella ca po ben ,dil shikoje ,del I vellaj dhe i thote, po mire more shkerdhate ti e di qe une skam me leke dhe vete hedh katin e trete.ja kjo eshte ajo qe jemi vellezer. Lexoje me vemendje.

  12. Injoranca do ta vrase kete vend.
    Dhe sa per dashurine mes nesh…!!!! Dhe per “pidha some” jemi te paret nga fundi.
    Ikni ne nje shkolle dhe pyesni femijet, cfar ju thote mesuesi per lirine, dashurine, perkushtimin, ndershmerine, drejtesine. Asgje.
    Mjere ai popull qe nuk ka mesues. 1 ne 2 shqiptare do qe te ike nga ky vend. Me cfare premtimi do te rrijne ketu, me genjeshtra? Kete vend e ka kapur i keqi. Nje shoqeri qe nuk kerkon falje per krimet e komunizmit do te ike per lesh, ne mos sot, neser.

  13. O miu njerzit do ikn gjithmone,pse italianet ikin pse gjermanet vazhdojne te ikin ne brazil kur sot jane mbi 10 gjerman,pse suedez filandez norvegjez ikin,ikjo eshte aventure o miu,ik ja e shqiptareve ka 20 vjet qe ka nje trend nga 30-40 mije mesatarisht ne vit me shume se gjysma kthehen pastaj ikin prape eshte nature njerzore ikja dhe do vazhdoje gjithmone dhe nuk ka lidhje me qeverite o miu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *