• |
ide | kryesore

Protokolli ‘i egër’ i Premier League për rifillimin: asnjë sparkatë e dy teste në javë

-Instant, Sport



Edhe Premier League po përgatitet të rifillojë stërvitjet në grup në kuadër të një protokolli të ashpër sanitar. I paraprirë nga BBC, dokumenti parashikon një seri masash për të limituar mundësitë e infektimit, mes të cilëve ndalimi i ndërhyrjeve në sparkatë, disinfektimi i të gjithë materialit teknik (si topat, flamujt, piramidat…) e detyrimi për skuadrat që të kryejnë dy teste në javë.

Stërvitjet mund të kryhen, të paktën në një fazë të parë, me grupe prej maksimumi pesë lojtarë e gjithnjë me “respektimin rigoroz të rregullave mbi distancimin social”. Për momentin, janë të ndaluara edhe ndeshjet e kontrollit. Përveç testeve, lojtarët do ti nënshtrohen, para cdo seance, kontrollit të temperaturës e duhet të plotësojnë një pyetsor mbi gjendjet shëndetësore respektive.

Do të hartohet gjithashtu një regjistër qendror i rezultateve të testit Covid-19, në varësi të pëlqimit dhe marrëveshjes me Shoqatën e lojtarëve. Shpresa e klubeve është që të rifillojnë aktivitetin që të hënën, me seancat e para, që do të kenë një limit me një aktivitet 75-minutësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *