• |
ide | kryesore

Serie A përcakton datën për fillimin, mjekët kundër protokollit: “Është qesharak”

-Instant, Sport



Ka një datë për rifillimin e Serie A. Asamblea e Lega ka propozuar 13 qershorin si ditën për rinisjen e kampionatit, me objektiv për ta mbyllur sezonin brenda 2 gushtit e pastaj të mendohet për Kupat europiane. Kalendari parashikon të luhet cdo tre ditë, me pauza vetëm për të diskutuar gjysëmfinalet e kthimit e finalen e Kupës së Italisë, që duhet të luhen në 1 e 22 korrik. E gjitha kjo është përcaktuar, ndërsa Figc pranoi formalisht protokollin shëndetësor me modifikimet e kërkuara nga Komiteti Tekniko Shkencor e ministri Spadafora do të japë lejen e stërvitjeve në grup duke nisur nga 18 maji.

Në tavolinë ishin dy data të mundshme: e shtuna 13 ose e shtuna 20. Nga sa mësohet, 16 klubevotuan për rifillimin në 13 qershor e vetëm 4 u shprehën në favor të datës 20. Një mazhorancë që shpreh qartë dëshirën për tu kthyer në fushë sa më parë, duke patur parasysh edhe programin e Uefa për Champions e Europa League.

Për rifillimin e turneut duhet të studiohet një protokoll i posacëm, në lidhje me udhëtimet, transfertat, grumbullimet e të tjera aspekte të pa kompletuara në atë për stërvitjet. Për më tepër që ky protokoll është sulmuar nga mjekët e klubeve me fjalët më të ashpra të thëna nga ai i Lazios, Ivo Pulcini: “Të fusësh gjithë stafin në karantinë në rast të një lojtari pozitiv është qesharake në këndvështrimin tim – ka thënë ai për Radio Radio – Cts nuk ka dashur të dëgjojë zërin e mjekëve të sportit, që jetojnë në fushë e jo pas një tavoline”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *