• |
ide | kryesore

Shemben 2 kate të hotelit me 5 yje pasi pengon pamjen e Akropolit

-Instant, Paparazzi, Slider



Autoritetet greke kanë urdhëruar shembjen e dy kateve të një hoteli me 5 yje, pasi pengon pamjen e Akropolit. Pas një viti protestë dhe peticionesh në organet kompetente, pronari i hotelit është urdhëruar të shembë dy katet e fundit, me qëllim që banorët të kenë mundësi të shijojnë pamjen e qytetit-kështjellë, i vendosur në një ngritje shkëmbore mbi qytetin e Athinës. Siç shkruan ‘The Guardian’, hoteli 10-katësh në pronësi të Coco-Mat, po përballet me vendimin historik, pasi banorët e zemëruar e çuan çështjen në gjykatën më të lartë të vendit.

“Ishte një vendim shumë i guximshëm”, tha kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis

“Akropoli është zemra dhe shpirti ynë, një pjesë thelbësore e trashëgimisë sonë kulturore. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta shijojnë atë”, shtoi kryebashkiaku.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *