• |
ide | kryesore

Suedia nuk aplikon teste: lojtarët e trajnerët do plotësojnë formularin e vetëvlerësimit

-Instant, Sport



Suedia synon të rifillojë kampionatin në 14 qershor e do ta bëjë pa aplikuar testet e koronavirus mbi futbollistët e trajnerët përpara stërvitjeve apo ndeshjeve. Sipas protokollit të firmosur, të teseruarit do të limitohen të përmbushin një formular vetëvlerësimi cdo mëngjes, që do tia dërgojnë me e-mail mjekut të klubit (brenda e jo përtej dy orë përpara mbërritjes për në stërvitje ose në stadium për një ndeshje) që do të vendosë për pranimin ose jo.

Futbollistët, kështu, do të mbeten në shtëpi vetëm nëse shfaqin simptoma, një vendim në linjë me parimin suedez sipas të cilit vetëm personat që “ndihen aq keq sa për tu shtruar në spital kryejnë testin për Koronavirus” ka deklaruar një zëdhënës i ligës suedeze për Associated Press. Protokolli, në thelb, reflekton politikën shumë tolerante me të cilën Qeveria suedeze ka përballuar pandeminë, duke refuzuar që në fillim të privojë qytetarët nga liria e tyre individuale e duke mos aplikuar masat shtrënguese që u morën në pjesën më të madhe të vendeve europiane.

Brenda kësaj jave, autoritetet duhet të vendosin nëse dy divizionet e para futbollistike mund të rifillojnë muajin e ardhshëm nga aktiviteti. Objektivi është ai për tu kthyer në fushë brenda 14 qershorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *