• |
ide | kryesore

Tatimet zbulojnë 316 profesione me paga të nëndeklaruara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
taksa-dhe-tatime-montazh-15490_1482913065-9772232.jpg

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka analizuar të dhënat e listëpagesave në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019 dhe ka gjetur se 316 profesione në të gjithë vendin deklarojnë paga me të ulëta se sa marrin realisht.


Sipas burimeve në tatime në total janë evidentuar 19.446 pozicione pune në këto profesione që vlerësohen të nënpaguar. Nisur nga këto gjetje tatimorët u dërguan punëmarrëseve 19.229 letra të personalizuara dhe gjithashtu ndaj 11.942 tatimpaguesve në të cilët këto punëmarrës janë të punësuar.


Për të gjetur informalitetin në tregun e punës tatimet morën në analizë pozicionet e punës ku është punuar mbi 20 ditë pune. Gjithashtu u analizuan të dhënat për të punësuarit e larguar nga puna, pavarësisht nga data e shkëputjes dhe orët e punuara gjatë muajit qe subjekti punëdhënës deklaron. Analiza u bë në të gjitha llojet e bizneseve të vogla, të mesme të mëdha.

Analiza më të hershme kanë treguar se, Shqipëria karakterizohet nga një nivel i lartë i infomalitetit sidomos në tregun e punës, nga më të lartët në Rajon dhe Europë.

Banka Botërore, në bashkëpunim me Nismën e Vjenës, në raportin për trendet e punësimit në Ballkanin Perëndimor 2019, vuri në dukje se vitet e fundit, numri i përgjithshëm i punonjësve informalë është rritur, veçanërisht në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në periudhën ndërmjet tremujorit të dytë të 2017 dhe tremujorit të dytë të vitit 2018, numri i të punësuarve informalë u rrit me 10,600 persona në Shqipëri dhe 12,800 persona në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i punonjësve në të zezë ra me 30,000 në Serbi.

Punësimi informal, një nga sfidat më të mëdha të tregjeve të punës të Ballkanit Perëndimor, është ende në rritje në Shqipëri.

Informaliteti i në tregun e punës e ka bërë Shqipërinë me vendin më eficiensen më të ulët të grumbullimin e taksave të punës (TAP dhe Sigurime shoqërore).

2 Comments

  1. Po ajo eshte tregues i informalitetit te total. Se nga i merr punedhenesi parate qe i paguan ne te zeze. Nga te ardhurat ne te zeze, e keshtu zinxhir.

  2. Akoma duke i rene ndermarresve?? Ketu Lubia nuk la me para’, i perpiu te gjitha…Problemi tani e paskan pagat e padeklaruara..VK, fajin e ka Saliu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu