• |
ide | kryesore

Tjetër marrëveshje me Ramën/ Basha përgjigjet prerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar prerë se do të ketë një tjetër marrëveshje me Kryeministrin edi Rama si ajo e 2017-ës. Në një intervistë për Fax Neës, Basha tha se pse u ul në tryezë në atë kohë me kundërshtarin politik.

“Partia Demokratike nuk ka bërë ndonjëherë aleancë me Partinë Socialiste, t’i themi gjërat ashtu siç janë. Marrëveshja e 2017 kishte një qëllim: të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Në marrëveshje ka dy palë.

Ne iu përmbajtëm, nuk blemë vota, nuk futëm kriminelë në zgjedhje, pala tjetër bëri atë që e dinë gjithë shqiptarët, edhe si rezultat i publikimeve të Bild të atyre përgjimeve të prokurorisë. Bild ka botuar përgjime të prokurorisë shqiptare e cila vazhdon të flejë gjumë mbi dosjet e krimit elektoral.

Pra, edhe njëherë, 2017-ta ishte një marrëveshje për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Që zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme është tërësisht përgjegjësi e Edi Ramës dhe kjo është arsyeja pse është tërhequr nga akuzat për Bild, sepse nëse do t’i shkonte deri në fund, gjyqtarët gjermanë do të faktonin tashmë në mënyrë juridike dhe institucionale atë që gjithë e dinë politik, atë që s’po e bën dot drejtësia shqiptare: vjedhjen e zgjedhjeve dhe bashkëpunimin e Edi Ramës me krimin.

Ndaj Rama nuk është i interesuar as për reformën zgjedhore, nuk është i interesuar as për reformën në drejtësi dhe prandaj lëshon shashka nga mëngjesi deri në darkë si këto që përmendet këtu. E vetmja shpresë e Edi Ramës, është shpresë e kotë, është të vazhdojë të mbjellë huti dhe përçarje mes njerëzve, por në fakt me sa shoh edhe nga terreni, është një shkrepëse e lagur.

Dhe kryeministri në ikje ka vetëm diçka në dorë: të ikë me faqe të bardhë apo të ikë me faqe të zezë! Kaq ka në dorë se ikja e tij është vulosur. Është vetëm çështje kohe, natyrisht ne si opozitë do të investohemi që kjo kohë të jetë sa më e shkurtër, sepse kështu i shkurtojmë edhe vuajtjet njerëzve” – thotë Basha.



8 Comments

  1. Keta nga pasuria qe kan vjedhur jane shkeputur komplet nga realiteti shqiptar i tanishem. Mendojne akoma qe njerzit i besojne rrenat dhe mashtrimet e tyre. Ne populli kemi arritur ta prekim nivelin dhe ta dime se kush eshte e keqja. Duke nisur nga Ahmet Zogu i cili na vodhi, enver hoxha preu e vrau me regjimin e tij, sali fatosi iliri lulzimi monika erioni te cilet skane as nje ndjenje kombetare ose meshire per pupullin, jane tradhater e kombit, duke bashkangjitur mediat qe bashkpunojne me kete te keqe. Ne duam te jemi te LIRE, duam te vendosim ne. Ne populli jemi legjitim, te paret tane luftuan per ta cliruar vendin, ne populli luftoj dhe ne kosove dhe mbajti kosovar. Me thoni nje politikan qe ka mbajtur kosovar ne shtepi te tyre. Keta jane shkeputur dhe jetojne ne vila neper kodrina te liqeni, farke, sauk dhe duan te na len ne pluhur rremuje, dhe vetem te vjelin taksa. Ne sdo i lejojme.

    1. Ne populli !!!!!! kush popull je ti o mamaqirë komunist?

      Po, je populli që ha mut 24 orë pas partive politike se nuk je i aftë të bësh njëpunë të hajrrit.

      Parrazitë!

  2. Këto janë dy pika ku PD nuk hap rrugë në pritje të një pazari. Pretendimet e tjera që ngre, jo qeveri teknike, jo mos dëgjimi i zërave për ndryshim sistemi, përjashtimi i opozitës parlamentare, apo incidentet që prodhojnë në tryeza, janë përpjekje për të krijuar klimë nervoze para miratimit përfundimtar të draftit, me shpresë se Edi Rama do lodhet dhe do thërrasë Bashën për një pazar.Po nuk na tregove si do iki rama o lulush se shpellkaret kerkojne transparence nga ju para se te perdorin tritolin e salihut

    1. Komunistat jane rrace muti ,BASTARD,e vetmja rruge per ti zhdukur nga pushteti ivjedhjes dhe dhunes eshte druri !

  3. pse po qe keni rene dakord per te mos bere reforme zgjedhore?! Qe i mbani partitë peng? Apo seshte marveshje kjo?

  4. Po pra… do te bashkounoni qe gjoja te kete opozite. Ne te vertet rama eshte i pari qe do te ik vet.

    Ky eshte efekti Soros & Europe

    Vazhdoni brohorisni gjermania anglia franca italia,.evropaaaa a ju qift sorosi ne bythe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *