• |
ide | kryesore

1 i vdekur dhe 4 të plagosur, arrestohet shoferi i mikrobusit në Gramsh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin tip furgon nën ndikimin e alkoolit humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur katër të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poroçan, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulancë për në Spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 24 vjeç, banues në fshatin Poroçan, Gramsh. Pasditen e djeshme, në aksin rrugor Gramsh-Poroçan, shtetasi A. B., duke drejtuar mjetin tip furgon nën ndikimin e alkoolit, humbi kontrollin dhe mjeti doli nga rruga. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. Ll. dhe u plagosën shtetasit Sh. P., N. K., B. Q., E. Q., R. B., dhe B. Ç., pasagjerë në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të hetimit u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. Q. (pasagjer), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *