• |
ide | kryesore

Teatri i shumicës së rrëmbyer

-Instant, 2, Ide

Edi Rama i është kthyer sërish një argumenti që e përdorte rëndom gjatë mandatit të parë të 1 milionë shuplakave, atij se në fund, në demokraci, vendos shumica. 

Duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, ai ka përdorur vetëm këtë alibi për të bërë realitet ëndrrën e tij të vjetër.


Eshte thënë disa herë se koncepti i shumicës hegjemone nuk është domosdoshmërisht demokratik, se në një sistem si ky yni, mazhoranca që del nga zgjedhjet, nuk ka të drejtë mbi gjithçka dhe nuk mund t’i mbivendoset shtetit ligjor. 

Kështu përshembull, në emër të një shumice, nuk mund të përligjet fakti që toka e teatrit, njëherë i rrëmbëhet bashkisë me ligj special për t’iu dhënë privatit, pastaj kur ndryshon plani, ajo i kalohet sërish me VKM, lali Erit; në emër të saj, nuk mund të justifikohet as ndryshimi i alibisë fillestare se, shteti nuk ka para prandaj do të zgjedhë formën e PPP, në piruetën mashtruese: lekët do t’i marrim me kredi; në emër të saj është i papranueshëm mashtrimi se kullat do të ngrihen për të mundësuar teatrin, i cili u ndryshua në lartësimin e tyre pavarësisht teatrit.

Këto gënjeshtra dhe përdorimi i ligjit si plastelinë në duar fëmijësh, nuk kanë asnjë lidhje me mandatin që populli i jep një qeverie katër vjeçare. Ato përbëjnë thjeshtë justifikime për të grabitur në emër të tij. 

Zgjedhjet nuk janë as e vetmja kollonë dhe as e vetmja garanci për demokracinë. Më mirë se kushdo këtë gjë e vërtetojnë sot regjimi iliberal i Viktor Orbanit, ai islamo-konservator i Erdoganit, apo ai plutarkik i Putinit. Të tre këta shembuj demonstrojnë në mënyra të ndryshme se edhe qeveri të zgjedhura me votë, pranohen sot botërisht si antidemokratike.

Por, ky debat politologësh, mbi ploftuqishmërinë apo kufizimet e shumicave që burojnë prej votës, i cili kishte sens gjatë mandatit të parë të Rilindjes, është krejt pa kuptim në katërvjeçarin e dytë të saj. 

Tani problemi nuk është më teorik, por konkret. Sepse, tani, në pyetje nuk është koncepti se sa legjitime është që kjo mazhorancë të ndërmarrë akte ekstreme pa u konsultuar me kërkënd, por fakti se sa e tillë është vetë ajo.

Pas daljes së përgjimëve të Bild për vjedhjen e zgjedhjeve të 2017, të cilat Rama nuk pati as burrërinë t’i hedhë poshtë në rrugë gjyqësore dhe sidomos pas votimeve një partiake të qershorit të kaluar, ky pushtet duhej të ishte shumë më i përunjur dhe aspak arrogant në përmendjen e “të drejtave” që i burojnë nga vota. I vetmi argument që ai duhej të rezervohej për ta përdorur ishte ai i legjitimitetit për t’u sjellë si t’i teket.

Në fakt po ndodh e kundërta. 

Si në rastin e Teatrit, po ashtu dhe në atë të koncesioneve dhe PPP të tjera, Rama po dëshmon se legjitimiteti po shkon në përpjestim të zhdrejtë me vendimmarrjen, sa më shumë tkurret i pari, aq më e madhe bëhet e dyta. 

Prandaj kryeministri rezulton jo bindës dhe krejtësisht fallco kur flet me siguri në emër të një shumice që të gjithë ia kanë vënë në dyshim. Dhe kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me të qenit mashtrues. Sepse gënjeshtra dhe propaganda kanë kuptim kur ato kanë një fije besueshmërie. 

Jo, kjo është më e thellë dhe më e rëndë sesa kaq. Kjo i ngjan më tepër sindromës së një fund pushteti, kur lodhja dhe ezaurimi nga ushtrimi i tij, të dërrmojnë aq shumë, sa të zhveshin edhe nga ambicia për të qenë bindës. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se i vetmi argument që Rama zgjodhi të përdorë në fushën e një beteje publike, që zgjat prej tre vjetësh, ishte ai numerik. Ndryshe, nuk ka si justifikohet që vendosi të mbështetet tek dy atu që nuk i ka: Ai nuk mund të bënte çfarë të donte edhe sikur pushteti i tij të rridhte nga zgjedhje legjitime, e jo më të tentojë tani kur këtë legjitimitet e ka të cunguar.

Edi Rama e ka humbur privilegjin për të luajtur të fortin që ka me vete shumicën. E nëse sillet kështu, kjo është shenja e qartë që ai e ndjen se ky është mandati i vet i fundit. Sepse vetëm dikush që nuk mendon më për të nesërmen, mund të tentojë t’i shesë publikut diçka që s’e beson as vetë. Vetëm një rast i tillë, i pashpresë, mund të ngjitet në skenë për të aktruar një rol që nuk ia kanë dhënë. 

©Lapsi.al

17 Comments

  1. KUJDES!
    Togfjaleshi “Lali Eri” duhet futur ne thonjeza. Lali Eri pa thonjeza nuk eshte njeri. “Lali Eri” ne thonjeza perfaqeson nje dukuri politike dhe sociale, konkretisht nje puthador te deklaruar dhe nje gaztor oborrtar me asnje parim te drejte dhe pa kurrfare integriteti.
    Dukuria ose falsitetu duhen perdorur gjithnje ne thonjeza.
    Edhe fjalen “Rilindja” e perdorni gabim pa thonjeza kur i referoheni tufes çetnike te fraksionit te Partise Socialiste, sepse Rilindja e vertete shqiptare eshte ajo e viteve 1870-1920!

  2. Asgje NUK kuptohet,loje fjalesh dhe pa kuptim.
    Cdo dite qe kalon Rama vetem forcohet dhe Bushati apo Shkullaku vetem dobesohen.
    Rama NUK hiqet me livando dhe sheqerka mamaje.
    Teatri njelloj do te vidhet,mbas Rames vjen Meta apo Basha.
    Pra behet nje lufte hajdutesh me fjalime fallco.
    Nano ne Viene dhe Berisha ne Tirane jetojne me pensione????
    Lufte hajdutesh.Shiko hotel Dajtin si ka perfunduar.?

  3. Pritet kjo e te tjera si kjo nga nje mazhorance qe nuk ka dale nga zgjedhjet por nga ato poshtersite e botuara ne BILD (per te cilat Ramuthit nuk ja mbajti te beje padi per shpifje) ku ministra si katunar Gjiknurja apo deputete si malok Ulluk Manja udhezojne e pergezojne shefa policie per manipulime ne zgjedhje.
    Pra eshte nje mazhorance qe nuk e ka fitu por e ka uzurpu pushtetin. Ndryshe nuk kishte pse angazhonte ministra e deputete ne ato zullume qe u doli boja fare ne ato pergjime te botuara ne BILD. Dhe si e tille, pra nje mazhorance e ardhur me angazhim policor direkt te zgjedhje, nuk priten tjera vetem poshtersi te tilla qe jane vazhde e nje qeverisje deshtake kudo, ne ekonomi, financa, shendetesi dhe te vetmin sukses njeh Lazaratizimin e Shqiperise me droge.

  4. Shkrim koherent dhe mjaft i mire i Bushatit. Analize e shkurter dhe koncize e gjithe asaj qe ka ndodhur dhe po ndodh ne Shqiperi keto vitet e fundit. E thjeshte dhe e kuptueshme per te gjithe ata qe duan ta kuptojne. Pastaj nese dikush per nje arsye ose nje tjeter, te rendesishme apo me pak te rendesishme do te thote qe Bushati e ka gabim, te shkoje e te marre sufllaqen e dites tek “tironci i vjeter” Veliaj, apo tek nipi i prof. Fuges. Nejse, keto pak rendesi kane sepse gjithmone specia njerezore eshte ndare me kategori dhe bythelepirsit nuk kane munguar kurre. E rendesishme eshte qe njerezit “nuk e kuptuan” se pse tepsia po shkonte per skrap dhe se pse i duhej ”timoni dhe tepsia” kryeministrit aktual. E rendesishme eshte se pse vendimi per prishjen e teatrit qe “mezi qendron ne kembe dhe mund ta shkule edhe era e jo me termeti” po merret keto dite pasi jane ngrire te drejtat e njeriut dhe ne skenen e komedise qe quhet parlament, u votuan ndryshimet ne Kodin Penal. Me kulmin e pafytyresise qe e karakterizon, qenja ne krye te bashkise beri edhe nje deklarate te forte duke thene se do marrim kredi per te ndertuar teatrin e ri. Ilir Beqja ne nje emision deklaroi qe borxhi prej 3 miliarde euro i marre nga qeveria ka sherbyer per rilindjen urbane. Keta nuk jane thjesht hajdute, jane edhe te pafytyre se pasi te vjedhin mire e mire, mundohen te te bejne edhe budalla duke menduar qe te gjithe e shesin prapanicen njelloj si komentuesit sufllaqexhi.

  5. Ne fakt ato 1 milon shpullat qe permendi edveri, ishin mesazh nga per Berishen: Me nje ndryshim te vogel: Ato te doçit ishin virtuale, kurse ato te Berishes ishin reale.! (siç tregon ai vete)

  6. pirdh ando pirdh
    rama do fitoje mandatin e trete vitin tjeter ndersa loqe si ty do vazhdojne prape ‘bildi, hashashi, reforma drejtesise, kapja institucioneve etj etj

    me rripa si ty i gjati mbreteron edhe 1000 vjet. hajdar

  7. Nuk eshte vetem Edi Rama e Erion Velia; eshte perandoria e krimit qe e ka emrin rilindje pas se ciles fshihen Ndrageta dhe llumi i mbetur nga organizatat e tjera mafioze, Soros i fshehur pas gjenerates X dhe disa kukulla qe quhen gjasme Europe, Bochart e Soreka dhe nen masken e demokracise nje ambasadore amerikane dhe nje France e Austri me pelerine sorosiane!
    U shofshi te gjithe sa jeni se Shqiperia eshte bere prostituta ku ju lepiheni !

  8. nuk can bythen Edi Rama per minj haleje si Bushati apo Basha e Budina,Lici me shokeEdi e ka te shtruar tashme
    rrugen per mandatin e trete se e voton populli qe e shef se sa fort punoi kjo qeveri per te bere Tiranen dhe shqiperine europiane,,Nuk can bythen asnjeri per zagare qe dalin te Fevziu apo Eni Vasili dhe kepusin budallalliqe

  9. me rrip si ti qe fjal e pirdh keni si argument po; po epoka e ketij po mbaron se kaq i ka hy vedi ne qejf sa shumicen e popullit e ka bere armik

  10. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, tha Basha.Cecene mblidhuni nga kamza bathorja keneta laqi mamurrs mos harroni dhe mziun dhe sulmoni Pronat e kulakeve,njelloj si enveri juaj o debatikasit e salihut

  11. KERKOJ BESELIDHJE KOMBETARE NDAJ MOSTRES RILINDJE DHE GJITHCKA TE DERITASHME.May 16, 2020 12:47
    Eshte urgjente nje simpozium kombetar per tere vizionin e Shqiperise ne cdo aspekt te ringritjes se saj :ekonomike politike shoqerore juridike ,edukative dhe te nje demokracie te drejtperdrej.
    Nga aty te dale nje asamble kombetare qe do te udheheqe oopullin .Aty duhet te jene figurat me te spikatura publike te panjollosura me rregjimet, ekspert te fushave te tyre.
    Shqiperia ka nevoje te bashkohet rreth ketyre intelektualeve per te rinisur betejen e veshtire per ta cuar ne burg Edi Ramen , Erion Veliajn dhe gjithe ata ministra zevendesministra,drejtore,kryetare bashkiake e shefa institucionesh qe bene qe ky perbindesh rilindje te rritet ne kete permase kaq antikombetare e antivlere. Kerkoj vemendjen dhe veprimin konkret.Kam nevoje per ju per nje beselidhje besa bese per ta shkulur nga rrenjet kete perbindesh Edi Rama e gjithcka lidhet me te .

  12. As për Kullën Ejfel, simbolin e Francës, nuk ka patur unison qëndrimesh kur është lartuar, madje nuk ka as sot. Çështja është se kundërshtarët e tij, dje dhe sot, ku veçon i madhi Mopasan, nuk patën kurrë mandat për të diktuar shijen e tyre.

    Në këtë pikë, ithtarët e mosprishjes, kanë patur mundësinë, siç e kanë ende, të faktorizohen politikisht dhe të garojnë me kauzën e tyre për një mandat përfaqësimi. Kështu mund t’i tregonin vendin Edi Ramës e mbanin në jetë godinën e tyre.

    Gjykuar në këtë linjë të regullit demokrat, Rama ka shumicën me vete dhe në çështjen e Teatrit. Sepse, duke mbrojtur zëvëndësimin e të resë me të vjetrën që nga ’99, ka ç’prej atëhere bilanc fitues në gara elektorale si për Tiranën e si për Shqipërinë. Kjo e ezauron dhe tezën e referendumit.

    E ka gabim, po bën një krim(trashëgimor)? Mundet. Por politikisht dhe demokratikisht është në rregull: ka garuar me idetë e tij, ka fituar, e prej tyre ka një mandat.

    Askush s’i ka penguar e s’i pengon kundërshtarët e tij, përfshirë dhe katërshen e mësipërme, të bëjnë të njëjtën gjë, për të patur dhe ata një ditë një mandat.

  13. I paemër, objektet që përfaqësojnë identitetin e një populli nuk prishen. Mbahen si muze! Nëse do teatër të ri bëje diku tjetër. Arti Shqiptar i mirëfilltë u krijua aty. Identiteti shqiptar u krijua aty.

    Nuk ka patur artistë që e kanë treguar më mirë Shqiptarinë se ata të rangut të Violeta Manushit! Edi Ramës i duket vetja Artist por monumentet që aprovon të ndërtohen apo pikturat e tij, i pëlqejnë vetëm atij! Skulpturat me forma mashkullore që aprovon nuk bëjnë të qeshin, të qajnë apo të ëndërojnë Shqiptarët.

    Bëjnë të lumtur vetëm autorët e tyre, që shpesh janë të paguar me shifra ëndrash për standardin Shqiptar.

    As batutat mbi të mbathurat e artistes së madhe Nuk tregojnë gjë tjetër veç nivelin rrugaçëror ku ka rën Edi Rama dhe ushtarët e tij!

    Meqënëse more shembull Francën Katedralja e Notre Dam që u dogj së fundmi, edhe pse pati propozime të rindërtohej ndryshe, u vendos përfundimisht të rindërtohej si ishte. Kjo për respekt (dhe frikë) ndaj shumicës që, edhe pse mund të jenë laik, e donin ashtu si ishe.

    Ndoshta një ditë, pas 40-50 vjetësh, pasi artistët pjellë e rilindjes të tregojnë vlerën e tyre, teatrit të vjetër do i binte vlera simbolikr dhe shumica e Shqiptarëve do

    Këtu nuk është çështje maxhorance por respekti ndaj të tjerëve dhe shumicës mbi një pronë që është e të gjithve!

    Edi Rama nuk mund të ketë legjitimitet me një parlament një partiak dhe pa Gjykatë Kushtetuese! Ky shfrytëzon hapsira ligjore që i krijon vetë, të cilat ja lejon edhe pa aftësia e opozitës, për të plotësuar kapriçot e tij në kurriz të të tjerëve!

    Çdo njeri që do Shqipërinë me sistem demokratik sot do thoshte qeveri teknike deri në zgjedhje të reja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu