• |
ide | kryesore

Gjobitet Ibrahimovic për shkak të Ferrarit: Shëtiste me makinë të paregjistruar

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimovic është kthyer në Milano pasi kaloi periudhën e izolimit në shtëpinë e tij në Suedi për të qenë me familjen e të stërvitej me Hammarby, skuadrën e klubit që zotëron një pjesë të kuotave aksionere, por përpara se të kthehej në Itali për të rifilluar të stërvitet në fushë, ka përfunduar në qendër të vëmendjes në atdhe: sulmuesi suedez është gjobitur për faktin se ka drejtuar makinën e tij Ferrari Monza SP2, pa autorizimin e nevojshëm.

Makina e zezë me interior të kuq që ishte dhuratë për veten në 30 vjetorin e lindjes e që kushtoi 1,6 milionë euro (janë vetëm 499 ekzemplarë në gjithë botën), nuk rezultonte në fakt ende e regjistruar e kështu nuk i lejohej të ecte në rrugët e Stokholmit si bëri Ibrahimovic. E ka shpjeguar situatën drejtori i Agjensisë së transporteve suedez, Mikael Andersson: “Makina është ngrirë në 30 mars dhe ishte ende në atë gjendje. Nuk mund të ngasësh një makinë të bllokuar, mund ta shkosh vetëm deri në servisin më të afërt“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *