• |
ide | kryesore

I dënuar për pengmarrje, si u arrestua i riu i rrezikshëm në Shkodër (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga një 26-vjeçar, të dënuar për rrëmbim. Policia thotë se Françesk Vala cilësohej në qytetin verior, me rrezikshmëri të lartë.

“Françesk Vala është autor i ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, në fshatin Gjuraj-Plan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, ku në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin S. K., në këmbim të vlerës 10.000 euro” – thotë Policia.

Njoftimi

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar për disa vepra penale. Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër, për përkrahje të autorit të krimit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjjen “Rus”, Shkodër, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore:

Françesk Vala, 26 vjeç, lindur e banues në fshatin Gjuraj, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë, këtë shtetas e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar me 8 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas është autor i ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, në fshatin Gjuraj-Plan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, ku në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin S. K., në këmbim të vlerës 10.000 euro.

Po gjatë operacionit Policia ka arrestuar në flagrancë, për përkrahe të autorit të krimit, edhe shtetasin M. G, 25 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, pasi me automjetin e tij po transportonte personin e dënuar me 8 vite burg.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *