• |
ide | kryesore

Këshilli Bashkiak merr nesër vendimin për shembjen e Teatrit, Aleanca në mbrojtje reagon ashpër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e nesërme, ku në rend dite është edhe vendimi për shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thekson se nesër nga një votim monist si i periudhës së diktaturës komuniste, pritet të marrin vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mes të tjerash, Aleanca njofton se sot në sheshin e Teatrit nuk janë lejuar të afrohen mediat.

Mesazhi i Aleancës:

Të dashur artistë, qytetarë, mbështetës të palodhur të çështjes së Teatrit!

Anëtarët e këshillit bashkiak të bashkisë Tiranë kanë marrë këtë njoftim lidhur me mbledhjen e nesërme të këshillit në të cilën në mënyrë elektronike, nga rehatia e shtëpisë së tyre, këta qytetarë të cilët janë pjesë e këshillit jolegjitim sepse të dalë nga zgjedhje krejtësisht të kontestuara, që janë bojkotuar nga mbi 85% e votuesve, nga një votim monist si i periudhës së diktaturës komuniste, pritet të marrin vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sot në sheshin e Teatrit nuk janë lejuar të afrohen mediat. Kompania që manaxhon rojet private, Illyria Guardian, që është polici në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka marrë urdhër që t’i ndalojë ato të afrohen.

Vëmendja dhe angazhimi ynë nuk është kërkuar ndoshta asnjëherë më shumë më parë sesa në këto ditë.

#mbroteatrin
#nejemiteatri
#teatridoterroje



6 Comments

  1. Ku ju rruhet ktyne fiq-shitsve per rezistence pakice…
    kta ngelen tu thone: “Na ka votu shumica”!
    pra kta duhet t’ju dale shumica neper sheshe qe te nigjojne
    por shumica ku/sh eshte ???
    tu pa telenovela turke/ ose ka hik, ose pret me hik…
    shqiptaret jan komb edepsez, votojne majtas, nga mllefi i salihut,
    masanej kur dhitet mhabeti, nuk cohen, por vazhdojne mermerisin:
    “vetem mos kthehet salihu, pa durojme”!
    kur dhitet krejt, ikin nga shqipria, kenaqen me vendet e perendimit,
    dhe prej andej, ju thone shqiptareve te shqiprise:
    “une s’vi mo, se aty ka mor fund gjithshka, po ju qe jeni aty,
    vazhdoni me PSne, vetem e vetem mos kthehet ai qeni salihu!”
    kaq kisha une

    1. Ky e pe qytetarin, qe po ta rras sa krahu me fort se Sala? Vazhdo voto “qytetarin” e ha fara kungulli se m’rregull je.

  2. Duke qenë se z. Meta ka qenë në qeveri dhe koalicion me z. Berisha, dhe Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës, ka qenë ministër në ate qeveri, shikoni vendimin e vitit 2007 për institucionet që janë monument kulture në Tiranë: janë 108 institucione. Qeveria e Berishës dhe Bashës ne 2007, kësaj qeverie i bashkohet edhe Ilir Meta me pas, kishte 4 vjet që mund shpallte Teatrin monument kulture, por s’e bene. Janë 108 ndërtesa në aksin kryesor të Tiranës dhe në asnjë vend nuk është Teatri Kombëtar. E dini pse? TK nuk është në asnjë vend sepse siç thoshte qeveria e Sali Berishës dhe Lul Bashës në 2007, po ua citoj vendimin: “Bazuar në përfundimin e diskutimeve të Komitetit shkencor, Këshillit Shkencor, ku IMK i dërgon Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve listën e objekteve monumente të Kulturës, në qendrën historike të Tiranës, pra këto 108 institucione që ju përmenda, vërehet se në pikën 70 të listës, bashkëlidhur, objekti Teatri Kombëtar përmendet si ndërtesë pa vlera, duke mos u përfshirë në urdhron 122, 5/03/2007”. Në këtë urdhër të qeverisë Berisha dhe Basha, pra. Kjo është arsyeja pse unë kam insistuar gjithnjë se kjo është nje axhendë politike, si këndi i lojrave, pazari, sheshi e bulevardi. Ne kete liste kane futur gjithçka për mbrojtje, dhe jo TK”, theksoi Veliaj.Ja dhe dokumentet dolen shkoni Qihuni ne bythe me njeri tjetrin o shpellkaret e salihut lulushit e likes,merni me vete dhe ate licajn aktorin me fame katundi e drogaxhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *