• |
ide | kryesore

Lirimi nga akuza për falsifikim formularësh/ Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Bashën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD sa i përket lobimit në SHBA.

Tashmë Basha është shpallur i pafajshëm për herë të dytë .

Palët sot nuk paraqitën asnjë provë të re ndërkohë që Basha nga Prokuroria e Shkallës së Parë akuzohej për falsifikim formularësh bashkë me Arben Ristanin dhe Dervishin.

Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi këtë akuzë duke shpallur të pafajshëm liderin e PD, të njëjtën gjë bën dhe Apeli me 3-shen gjykuese të drejtuar nga Shpresa Becaj.

Prokuroria ankimoi vendimin e Shkallës së Parë duke vijuar akuzën për falsifikim formularësh nga Basha pasi dyshohej se kishte fshehur dy pagesa të kryera në SHBA për lobim, dhe madje edhe një  lidhje me Nik Muzin por nuk u gjetën prova prandaj dhe akuzat ranë.

 



3 Comments

  1. Ishte vetëm forca e politikës amerikane që e shkatërroi këtë bashkëpunim dhe i dha udhë ligjore Reformës në Drejtësi dhe daljes në skenë të SPAK-ut. Metoda antikorrupsion në Shqipëri e strukturuar nga Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli ka qenë kjo: eliminimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar me anë të ligjit dhe vetingut antikorrupsion; pastaj menjëherë dalja në skenë e Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Ku jemi tani?

    Me gjithë pengesat e mëdha, nga gjykata dhe prokuroria janë përjashtuar 50% të efektivit të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë. Në funksion të këtij pastrimi antikorrupsion, në gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë kaluar vetingun, u formua Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Po pritet Strukturimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por, në këtë çast historik, pandemia ndaloi procesin.

  2. hahahahha

    te dhjefsha rarmaformen e drejtesise PLEPA2

    t keqen e plepave

    keeta jane sipune te sigurimit

    ‘Basha dhe lidhja ruse

    ahahahaha

    fantaze e edi reames si ema e zzeqos maj thanes

    😀

    edi kellira lali legeni tao tualeti dhe mero nevojtorja

    se harrum tallentin peqina Alfredo kapterrin qe u gdhi milioner euro!

    rrace e dhjere rilindase – e sigurimsave dhe nevojtoreve te PPSH

  3. Edi Rama, Sali Berisha, Erion Veliaj, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Gramo Ruci, kjo eshte pasuria e vertete kombetare e shqiptarve, jo ai teater i qelbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *