• |
ide | kryesore

Melissa Etheridge humb djalin nga mbidoza

-Instant, Paparazzi, Slider



Melissa Etheridge, këngëtarja shumë e famshme amerikane ka humbur djalin e saj Beckett Cypher, në moshën 21-vjeçare si pasojë e varësisë nga opioids.

Opioid mund të merren si ilaçe me recetë që shërbejnë për të qetësuar dhimbjet, prandaj shpesh iu referohen si “drogë rruge”, njësoj si heroina. Kur jepen me recetë, opioids përdoren për të bllokuar sinjalet e dhimbjes mes trurit dhe trupit. Përgjithësisht pihen për të lehtësuar dhimbjet mesatare dhe ato të forta. Përveç këtij efekti, konsumi i kësaj droge i bën shumë njerëz të ndihen të relaksuar, të lumtur dhe jashtë realitetit. Njerëzit mund të krijojnë varësi nga kjo lloj droge dhe disa nga efektet anësore që shkakton janë: ngadalësimi i frymëmarrjes, të përziera, konfuzion, përgjumje. Përdorimi i rregullt i tyre mund të çojë lehtësisht në varësi, që më pas rezulton fatale sepse ndikon drejtëpërdrejtë në reduktimin e frymëmarrjes.  I varur nga kjo lloj droge, djali i këngëtares nuk ia doli të mbijetonte. Në një postim të bërë së fundmi në Twitter, ylli i “I’am the only one”  shkruan:”Sot, unë i bashkohem mijëra familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur nga varësia e opioid. Djali im, që ishte vetëm 21 vjeç, vuante prej kohësh nga një varësi e tillë dhe sot iu nënshtrua përfundimisht. Zemra ime është e thyer! Ne bëmë çfarë ishte në dorën tonë për ta shpëtuar, por të paktën tani e dimë që nuk ka më dhimbje!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *