Gjestet e Adrien Rabiot nuk kalojnë pa vëmendje edhe në Katalonjë, ku lojtari kishte mundësinë të luante me fanellën e Barcelonës nëse e ëma-menaxhere nuk do të vendoste ndryshe. Muaj distancë, Mundo Deportivo sulmon ashpër francezin e Juventus. “Tallet me mediat, tani vonon të shkojë në Torino pasi prishi mardhëniet edhe me PSG. Shumë flokë por pak tru. Një turp.”

E përditshmja sportive pranë Barças tregon gjërat e bëra keq nga mesfushorit, që nga vera e 2018 kur, ende me një vit kontratë me Psg, kishte në xhep akordin me Barcelonën. Pastaj gjithcka u prish: së pari sepse e ëma kërkoi një shifër më të lartë se bonusi i rënë dakord, e më pas vetë lojtari përcaktoi pozicionin e tij në fushë, ku donte të luante vetëm si i brendshëm i mesfushës. Psg, duke parë refuzimin për të rinovuar, e nxorri jashtë skuadre në fund të dhjetorit deri në fund të sezonit.