• |
ide | kryesore

Përplasja për teatrin/ Rama i përgjigjet Metës: Nuk je ti kryeministri

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të shtetit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar. Shefi i qeverisë tha se ‘Presidenti nuk është as drejtori i Urbanistikës, as kryebashkiak, as kryeministër, s’ka asnjë tagër të vendosi për kompetenca ekskluzive të të gjitha këtyre instancave’.

“Jo presidenti por asnjë tjetër që s’ka mandat e kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie e një pushteti vendor, s’ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv”, theksoi Rama.

“Kjo punë që nuk më lë të përgjigjem, për një pyetje çarçaf…e harroj presidentin me kënaqësinë më të madhe, se nuk dua të bëj polemika me Presidentin, por Presidenti nuk është as drejtori i Urbanistikës, as kryebashkiak, as kryeministër, s’ka asnjë tagër të vendosi për kompetenca ekskluzive të të gjitha këtyre instancave, ka të drejtën e vet të mendojë ndryshe, të bëjë ato që sheh të arsyeshme brenda kornizës së vet të veprimit por, jo presidenti por asnjë tjetër që s’ka mandat e kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie e një pushteti vendor, s’ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv“, tha Rama në një intervistë me emisionin Opinion.



12 Comments

  1. Ne fakt Meta nuk u mor fare me planet e egzekutivit por me kushtetushmerine e vendimit! Keto llafe ne ajer nuk jane pergjigje!

  2. Ne te gjith Boten(edhe ne Afrike)me objektet e artit merret Ministria e Kultures,ndersa ne Shqiperi
    drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama ia dhuron bastardit te Bashkise Teatrin Kombetare,sikur te ishte
    Gregu,prona e Kriaqit,te cilin e paditi se kishte me Gruan e tij!Del lakuriq ne France,vjedh ikona,
    drogohet,Gruaja i shkon me Babain,dashnoren e marton me mikune tij,Ministrin Bledi Çuçi,shkatrron
    kulturen shqiptare,mashtron…Mund te kete integritet moral nje person i tille?

  3. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, tha Basha.O zigur pergjigju bashes per kete kercenim mos rri ne bodrum por shko dhe ti te teatri ku po qendron enveri i ri pd

  4. edi rama, sali berisha, ilir meta, monika kryemadhi, lulzim basha, erion veliaj, keta jane thesari i pacmueshem shqiptar

  5. E shihni pra si komentohet loja basha meta rama ?! si perplasje?! a ka njeri ti haje keto edhe pas 30 vjetesh?!

  6. Edi e kupton qe s’ka bythe per te prishur teatrin,por e ben per te spostuar vemendjen nga kriza e madhe dhe nga skandalet e qeverisjes se tij. Ndaj ja delegoi prishjen UTURAKUT te tij qe te gjithe te meren me shitesin e fiqve dhe vete te meret me problemet e panumerta qe ka vendi.Ndaj mos prisni gje te ndodhe por kuptohet qe s’duhet fjetur gjume karshi kesaj bande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *