• |
ide | kryesore

Presidenti Meta: Depozitova në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediat, Ilir Meta njoftoi se ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

Lexo më tej: 

Rreziku për shembjen/ Basha pret sot në takim Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit 

Presidenti i Republikës, u shpreh se vendimi për teatrin është anti-kushtetues.

“Siç ju kemi njoftuar edhe më parë sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit që i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës Teatrin Kombëtar. Për fat të keq këshilli i ministrave që në pikën 1 shpreh vullnetin që bashkia të vijojë procedurën për shembjen e teatrit dhe ndërtimit të godinave të reja. Shqiptarët rrezikojnë sot të humbasin një pasuri kombëtare, memoria jonë e përbashkët kolektive do të humbasë. 

Qëllimi i këtij vendimi është antikushtetues. Përmes togëfjalëshut ku citohet “ndërtimi i një godinë bashkëkohore” dhe se Bashkisë i ndalohet të ndryshojë qëllimin e ndërtimit, ne thelb edhe ky akt mbulohet nën argumentin e një vendimi rutinë që kalon nga pushteti qëndror te ai vendor dhe përmban të njejtin rrezik si edhe ligji special. Të dy këto akte shprehin prishjen e TK, shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese. Qëndrova në pritje të reagimeve, por këto dy autoritete reaguan publikisht se qëndrim iështë i qartë se nuk tërhiqen për shembjen e godinës së re.” – u shpreh Meta.



7 Comments

  1. Bravo Presidenti!E vetmja barrikade e antiligjit,krimit kushtetues e ligjeve antipopullore.Mbase nje dite do paguajbe per keto keta rilindas hajdute dhe antishqiptare.Do te beje Rama sheshin e teatrit sic beri gkithe Tiranen, nje fjetore aksionesh.

  2. Ishte vetëm forca e politikës amerikane që e shkatërroi këtë bashkëpunim dhe i dha udhë ligjore Reformës në Drejtësi dhe daljes në skenë të SPAK-ut. Metoda antikorrupsion në Shqipëri e strukturuar nga Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli ka qenë kjo: eliminimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar me anë të ligjit dhe vetingut antikorrupsion; pastaj menjëherë dalja në skenë e Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Ku jemi tani?

    Me gjithë pengesat e mëdha, nga gjykata dhe prokuroria janë përjashtuar 50% të efektivit të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë. Në funksion të këtij pastrimi antikorrupsion, në gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë kaluar vetingun, u formua Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Po pritet Strukturimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por, në këtë çast historik, pandemia ndaloi procesin.

  3. Duke qenë se z. Meta ka qenë në qeveri dhe koalicion me z. Berisha, dhe Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës, ka qenë ministër në ate qeveri, shikoni vendimin e vitit 2007 për institucionet që janë monument kulture në Tiranë: janë 108 institucione. Qeveria e Berishës dhe Bashës ne 2007, kësaj qeverie i bashkohet edhe Ilir Meta me pas, kishte 4 vjet që mund shpallte Teatrin monument kulture, por s’e bene. Janë 108 ndërtesa në aksin kryesor të Tiranës dhe në asnjë vend nuk është Teatri Kombëtar. E dini pse? TK nuk është në asnjë vend sepse siç thoshte qeveria e Sali Berishës dhe Lul Bashës në 2007, po ua citoj vendimin: “Bazuar në përfundimin e diskutimeve të Komitetit shkencor, Këshillit Shkencor, ku IMK i dërgon Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve listën e objekteve monumente të Kulturës, në qendrën historike të Tiranës, pra këto 108 institucione që ju përmenda, vërehet se në pikën 70 të listës, bashkëlidhur, objekti Teatri Kombëtar përmendet si ndërtesë pa vlera, duke mos u përfshirë në urdhron 122, 5/03/2007”. Në këtë urdhër të qeverisë Berisha dhe Basha, pra. Kjo është arsyeja pse unë kam insistuar gjithnjë se kjo është nje axhendë politike, si këndi i lojrave, pazari, sheshi e bulevardi. Ne kete liste kane futur gjithçka për mbrojtje, dhe jo TK”, theksoi Veliaj.Ja dhe dokumentet dolen shkoni Qihuni ne bythe me njeri tjetrin o shpellkaret e salihut lulushit e likes,merni me vete dhe ate licajn aktorin me fame katundi e drogaxhi

  4. Nuk eshte vetem Edi Rama e Erion Velia; eshte perandoria e krimit qe e ka emrin rilindje pas se ciles fshihen Ndrageta dhe llumi i mbetur nga organizatat e tjera mafioze, Soros i fshehur pas gjenerates X dhe disa kukulla qe quhen gjasme Europe, Bochart e Soreka dhe nen masken e demokracise nje ambasadore amerikane dhe nje France e Austri me pelerine sorosiane!
    U shofshi te gjithe sa jeni se Shqiperia eshte bere prostituta ku ju lepiheni !

  5. Edi Rama, Sali Berisha, Erion Veliaj, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Gramo Ruci, kjo eshte pasuria e vertete kombetare e shqiptarve, jo ai teater i qelbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *