• |
ide | kryesore

Profil/ Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

-Instant, Kryesore, Lajme



Shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk është veçse një etapë e trishtë e një historie qesharake. Kjo jo për faktin se ajo do të zëvendësohet nga një personazh si Myslym Murrizi, por se ajo është pjesë e një trajektoreje groteske. 

Rudina, që u katapultua në politikë nga Basha vetëm për hir të trashëgimisë biologjike -për shkak se e kishte lënë që e vogël Shqipërinë-, u shndërrua në targetin e barcaletave të kundërshtarëve të saj socialistë. Por, shumë shpejt opozita vendosi të djegë mandatet, Rudina që pak javë para kësaj kishte deklaruar se do të dorëzonte të sajin, bëri të kundërtën dhe në situatën e re politike ajo u shndërrua nga barcaletë në ikonën e socialistëve. 

Krahasimi/ Kush po gajaset me Rudina Hjdarin?

Ata që e përqeshnin dikur për fjalorin e kufizuar, për fjalimet me theks “british” që mbante në Kuvend, për naivitetin dhe sjelljen prej ufoje në një arenë gladiatorësh, sot e servirin si një heroinë që po vetësakrifikohet për ndryshim sistemi. Madje Taulant Balla arriti deri atje sa të thotë që inspirohet nga fjalët e saj. 

Përkëdheljet nuk qenë vetëm me fjalë. 

Kundër çdo ligji dhe rregulloreje parlamenti Hajdari u ndihmua të ngrinte grupin e saj parlamentar. Pushtetit i duhej një dordolec që ta shëtiste nëpër botë si opozitë reale. Prandaj, ndonëse ajo nuk mund të krijonte grupin e vet parlamentar së paku deri në shtatorin e 2019, Gramoz Ruçi u tregua tejet zemërgjerë, me bijën e njërit prej kundërshtarëve të tij më të egër. Rregullorja e parlamenti e kishte të shprehur qartë se nëse një deputet largohet nga një grup, ai nuk mund t’i bashkohet një tjetri pa kaluar gjashtë muaj nga data e largimit (Neni 15 pika dy e rregullores së Kuvendit). Pra Hajdari nuk mund të bëhej kryetare dhe as Myslim Murrizi, që sot po i zë vendin, nuk kishte mundësi të bëhej anëtar. Ata duhet ta kalonin përmes filtrit gjashtë mujor për të kapërcyer ylberin.

Andi Bushati: Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Në këmbim të këtyre favoreve socialistët e merrnin Rudinën me vete si velinë në takimet ndërparlamentare ku flitej për integrimin e vendit. Madje asaj i ofruan një vend “të respektuar” edhe në tryezën e reformës zgjedhore. Por kjo përkujdesje nga pushteti nxiti xhelozinë e deputetëve të tjerë, të opozitës fallco, të cilët nuk ishin futur në Parlament, për ndonjë bindje, por për të kapur ndonjë llokmë. Dhe kështu, në 10 tetorin e shkuar, një numër i madh burrash të prirë nga Korab Lita, Albert Zeneli dhe Halit Valteri, u mblodhën në 10 tetor për t’i vënë stërkëmbësh një gruaje sa të brishtë aq edhe naive, Rudina Hajdarit.

Fundi banal i ‘demokratëve’ të Rudina Hajdarit

Me një gjuhë çapraz, me argumenta haluçuinantë ata thanë se Rudina i kishte turpëruar me gafat skandaloze që ka bërë në Kuvend, se u kishte vjedhur shumë rrugë jashtë shtetit, duke i shërbyer qeverisë krahas Gramoz Ruçit e Taulant Ballës dhe vendosën ta shkarkonin.

Pa i dëgjuar fare argumentat e saj, meshkujt deputetë morën vendimin se ajo e “pranoi dorëheqjen” dhe votuan për t’i zënë vendin. Me një votim ‘blitz’ postin e saj në krye të opozitës parlamentare e zuri Korab Lita, cili sfidën më të madhe intelektuale në jetë e ka pasur të shërbejë si zëvendës i Xhelal Mziut në Bashkinë e Kamzës.

Mes këtij mish mashi qesharak, ku shumëkush e ndryshoi votën disa herë dhe i ktheu qëndrimet sipas erës që frynte, “specialistët” socialistë i erdhën sërish në ndihmë Rudinës. Ata katapultuan disa rekrutë të rinj opozitarë dhe ajo mbeti kryetare e grupit.

Ndërkohë, herë me një sinqeritet fëmijënor dhe herë në rolin e idiotit të dobishëm, Rudina të cilës opozita e vjetër u mundua t’i kundërvërë edhe të vëllain, përpiqej të krijonte profilin e saj politik. Nëse servilizmi ndaj ambasadorëve servilë të qeverisë i mbeti i njëjtë, ai i shtoi replikat me Ramën. Rubikonin e kapërceu kur priti në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësuesit e 50 mijë firmëtarëve për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo aty u betua për një gjë nuk e donin as PS, as PD dhe as LSI, duke i shndërruar listat e hapura në mision të saj. 

Nuk dihet nëse ishte kjo pika që derdhi gotën, por kësaj here burrat socialistë si Gramozi dhe Taulanti nuk po angazhohen më për shpëtimin e ushtares që dikur i duhej aq shumë. Ndoshta ata e kanë gjetur gjuhën më kollaj me meshkujt e tjerë që rrëzuan Hajdarin dhe zgjodhën Murrizin. Ndoshta ata u lodhën duke punuar tërë kohën për Rudinën. Ndoshta e kuptuan se nuk ia vlente më të insistonin për të mbrojtur një gjë që ia dhanë në mënyrë të jashtëligjshme, kur i prenë si kostum “sur mesure” një grup parlamentar enkas për të.

Në fund të fundit, ndoshta dhe u mërzitën nga shpërthimet e saj të paplanifikuara. Kështu, në harkun e diçka më shumë se një viti, Rudina që “gënjeu” për djegjen e mandatit, është një deputete që nuk e duan më as PD dhe as PS. 

Vetëm në këtë pikë, ajo që Basha e katapultoi për hir të trashigimisë biologjike, po ndjek rrugën e të atit. Edhe Azemin e mbanin larg të dyja palët, por me ndryshimin e vetëm se atë e kishin frikë dhe e merrnin seriozisht.

©Lapsi.al

 



21 Comments

  1. Analize e sakte!!! Rudina me te singjashmit e saj nuk perfaqesojne me askend ne parlament. Ata jane vetem disa personazhe groteske, qe nxjerrin çdo dite ne pah nivelin mjeran e te turpshem te parlamentit shqiptar!

  2. Rudin moj Rudin tamam dele Rudin, tamam i ke ngjar babait tend, komplet gomar me te gjithe ishte kundershtare biles dhe me veten??

  3. A te thane moj naive se do ta fuste murrizi si ja ka fut shokeve te vet dhe pd duke u bere me i zgjuari nga opozita e re ne kuvend, ty te pelqeu dhe ta futi lala me terezi. Tani m.m ka tre detyra nen/ kryek…r kuvendi, kryka…. r grupi dhe bashkekryeka….r ne keshillin politik. Ju te tjeret thani bythen ne diell. Suksese ne jet

  4. Luan nje loje me te madhe se vetja. Eshte i madh elefanti antishqiptar ne parlament e nuk del qe aty me te bertiturat e Rudines. Sot eshte kollaj te demaskosh kasten PD PS LSI, por ka ardhur koha qe retorika nuk ben me efekt dhe duhet organizim konkret! Ketu, nuk perjashtoj akte ekstreme per te vrare elefantin antishqptar!

  5. Fakti qe Rudinen po e sulmojne te gjithe, me ben te besoj se axhenda e saj eshte e paster. E bere kjo nga nje femer, ma shton respektin. Ndoshta nuk ka forcen e retorikes se rames, apo militantet e bashes apo kryemadhit, por ka kurajo dhe guxim ti kundervihet te gjitheve. Kjo nuk para ka ndodhur dhe ju te Lapsit ne vend ta kryqezoni duhet ta promovoni kete model.

  6. Hajdarja e vocerr vehten e sakrifikoj,
    qe Hajdarja madhe Vettingun ta kaloj,
    ndenji ne kuvend pra e nuk iku e shkoi,
    e Hajdarja madhe nga Vetting shpetoi,
    ky ishte pazari e nese ndokush s’besoi,
    pyetni se si Vettingun Hardarja e kaloi!

  7. Muslim Murrizi ujku Lushnjes ,Nimut Musai derri Patosit,Ralf Gjoni zogut parlamentit,Alban koke pjata ,koporata ,Kujtim Gjuzi dy leksh bulevardi etj muter jane jashqitja e pd lsi ,se harrova Rudin lederen e ardhshme te demokrateve qe vizen e “kokes “e do nje meter keta jane pallanxhot e opozites se re,te fala Spiropalit.

  8. Ajo nuk u be asnjeher demokrate . Kjo vajze i sherbeu me besnikeri Rames edhe Rucit . Dy muaje se opozita te linte mandatet ajo deklaroje se do linte mandatin per tiu bashkuar levizjes studentore e me vone nuk perkrahu PD ne lenien e mandateve , kjo tregon se e gjitha ishte loje e Rames . U perdore si karavidhe , Lulezim Basha ka bere gabimin e madh ne listen e kandidateve te PD , keshtu ndodh kur nuk pyeten strukturat e PD ne qarqe . Isha dakort per moskandidimim ne listen edeputeteve te Topallit Patozit me shoke por kur pane listen e re e kete ” opozite’ parlamentare eshte fyerje per demokratet e te zevendesosh Topallin me keta surrat qener eshte fyese per gjithe demokratet te cilet i Jan perkushtuar PD . Me kujtohet viti 1997 kur falangat komuniste rrezuan qeverin Berisha ku Topalli ishte vetmja femer e PD e cila vinte takonte demokratet e frikesuar ne zonat e luftes si ne Berat , Valore , Fier , Sarande , Gjirokaster sa dhe komunistet habiteshin ku e gjente forcen kjo femer . E vleresoje Topallin per kontributin ne partin demokratike , ashtu si e kritikoje ne qendrimet e Topallit mbas zgjedhjeve te 2017 , kete nuk ja fal sepse qenia ne PD nuk eshte vetem per te qene deputet por eshte lufte kunder mbeturnave te diktatures e zhvillimin e Shqiperise . Ne PD kan sakrifikuar me mijera e nuk kan perfituar asgje ne kurrizin e PD pra edhe keta ti kethenin kurrizin PD e te bashkoheshin me korin e kundershtareve e ti sherbenin kryemafiozit Rama Mendoje se qenia e nje personi ne nje parti duhet te jete idealizem e jo per te perfituar ne kurrizin e te tjereve

  9. Per kashten e mullarin e sojes, qe eshte permbajtja, as e vlen te komentoj, se nuk ma kerkon njeri, por eshte artikull qe sqaron, e ska fund levizja e atyre qe nuk mund te quhen deputete. Ai parlament e ka humbur rendesine, dhe permbajtjen ligjore, mbsi eshte jashte parlamentarizmit menyra, cilesia, e sasia, pra ne kemi nje kosh te zgjedhurish qe te duket se qeveria punon,, apo qe te figuroi sa per te mbajtur ne kembe kete pushtet banditesh.

  10. MYSLYM JE GJIGAND . MERRE PER DORE EDHE RUDINEN DHE MOS E LESHO , AJO ESHTE SHUME VAJZE E MIRE POR I MUNGON EKSPERIENCA. RESPEKT PER JU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *