• |
ide | kryesore

“Qeveria tallet me ne, komplikacionet janë qesharake”: Igli Tare agresiv ndaj ministrit të sportit

-Instant, F1, Sport



Kanë kaluar 20 vjet nga titulli i fundit i Lazio rrëmbyer në përmbytjen e Perugias e sot, nëse Serie A duhet të rifillojë vërtetë, bardhekaltrit duan ta provojnë. Konfirmimi mbërrin nga fjalët e Igli Tare, që në 2000 ishte një futbollit i ri, ndërsa sot drejtori sportiv i bardhekaltërev: “Titulli? Ne jemi gati. Do të provojmë të fitojmë, nëse Serie A rifillon, ose përndryshe vitin tjetër. Vijmë nga një rrugë e largët e nuk duam të ndalemi këtu”, ka deklaruar shqiptari në një intervistë për Repubblica.

“Po shihja ndeshjen në shtëpinë time në Kaiserslautern, isha me një grup miqsh. Ndeshja e Lazios kishte mbaruar, në Perugia në atë pellgishte dukej se nuk do mbaronte kurrë, pastaj mbërriti titulli” ka kujtuar Tare përpara se të përqendrohej tek e tashmja e një kampionat që sipas tij duhet absolutisht të shkojë deri në fund: “Kush thotë se duam të vazhdojë kampionati vetëm për interesa personale nuk ka kuptuar asgjë. Futbolli i jep mundësinë të jetojnë 370 mijë personave, nëse ndalon do të jetë dështim për shumë e Italia do të humbasë pjesë historie jo vetëm sportive. Do të jetë një shkatërrim social”.

“Të ndalosh tani do të thotë, gati e sigurt, të mos nisësh as në shtator: shumë muaj inaktiviteti do të ishin të frikshëm. Na kanë zili e mendojnë se futbolli është vetëm Serie A, por janë mijëra njerëz e familje që punojnë. Kemi detyrën ti mbrojmë” ka vazhduar Tare, që pastaj kaloi në sulm direct ndaj Qeverisë: “Po tallen me ne, këto komplikacionet e vazhdueshme janë qesharake. Nuk mund të mendoj që ministri Spadafora është kaq i papërgjegjshëm sa ta bëjë qëllimisht, por sigurish që ekzistojnë qeveri në Europë që duan të ndihmojnë futbollin: Gjermania, Spanja, Anglia. Në Itali nuk është kështu, le të evitojmë një verë në gjykata”.

“Duhet të jenë më të qartë, ose pasojat do të rezultojnë shumë të rënda: ekonomike, sociale, sportive e psikike. Njerëzit janë në vuajtje nervore e futbolli është terapeutik. Jemi të shumta ne që kemi nevojë. Topi mund të jetë një shenjë e jetës që rifillon vërtetë” ka shtuar drejtori sportiv i Lazio para se të kritikonte protokollin për stërvitjet në grup për tu adaptuar, duke filluar nga 18 maji: “Protokolli sanitar gjerman është ai më i miri: vale kontrollesh e nëse rezulton ndonjë pozitiv izolohet ai, jo i gjithë grupi. Do luhet, e pastaj nëse ndonjë vendos të kthehet në shtëpi mund ta bëjë, po duke paguar vetë testet javëorë për të e për familjarët e tij. Tek Lazio, pas ekzaminimeve sierologjike kemi rezultuar të gjithë negativë e asnjë lojtar nuk është larguar kurrë nga Roma”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *