• |
ide | kryesore

Raste të reja me Covid në Krujë e Berat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Raste të reja me Covid në Krujë, Fushë Krujë dhe Berat.

Janë riaktivizuar rastet pozitive me COVID-19 nëpër fasoneri. Sërish bëhet fjala për Bashkinë e Krujës, aty ku ka 3 raste në qytetin e Krujës kurse një tjetër në Fushë- Krujë.

Kishte ditë që nuk dilnin raste me COVID-19 nga fasoneritë por sërish janë rikthyer aty ku ishte dhe problematika më e madhe, në Krujë.

Opozita bëri thirrje që fasoneritë të mbylleshin dhe punonjësit të paguheshin por qeveria nuk i mbylli fasoneritë, vetëm ato që nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare.

Ndërkohë Berati regjistron sërish dy raste të reja sot me COVID-19. Për të tretën ditë radhazi ky qytet është aktiv sa i përket koronavirusit por me shifra shumë të ulëta.

Në fakt rastet e sotshme janë rrjedhojë e atyre të djeshme, ku dy punonjës të Ujësjellësit të Beratit rezultuan pozitivë. Prej dje u kryen 33 tamponë përfshi familjarët e këtyre punonjësve dhe dy prej tyre kanë rezultuar tashmë me COVID-19.

Tashmë me 2 rastet e reja Berati shkon në 5 raste aktive me COVID-19 duke u bërë qyteti i 5-të në Shqipëri me më shumë raste aktive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *