• |
ide | kryesore

Revolucion francez në Paris: Koulibaly, Milinkovic-Savic e Hernandez në listën e PSG

-Instant, Sport



Të deklaruar kampionë të Francës para kohe, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të Ligue 1 për shkak të pandemisë së Covid-19, në pritje të kthehet të luajë në Champions League, për Psg është momenti të mendojë për sezonin e ardhshëm ku, mes lamtumirave e ardhjeve të reja, do të ndodhë një mini revolucion, sidomos në mbrojtje. Thiago Silva mund të largohet, ndërsa të sigurtë që do të ndryshojnë ambjent janë sulmuesit anësorë Kurzaëa e Meunier. Leonardo, gjithnjë i kujdesshëm në Serie A, po lëviz për të bërë goditjet e në listën e emrave kanë përfunduar Koulibaly, Milinkovic-Savic, por edhe milanistët Theo Hernandez e Donnarumma.

Qendërmbrojtësi i Napoli është gjithnjë një lojtar i vëzhguar me kujdes nga shoqëria parisiene e me të ardhmen e Thiago Silva në dyshim, Leonardo është gati të kthehet të trokasë tek De Laurentiis. Raportet mes dy shoqërive janë shumë të mira e mbrojtësi senegalez është prioriteti për drejtuesin brazilian. Koulibaly në fakt i pëlqen shumë klubeve të rëndësishme, mes të cilëve edhe Liverpool, e tratativa parashikohet e gjatë dhe e komplikuar.

Sipas asaj që bën të ditur L’Equipe, largimet e sigurta të Kurzaëa e Meunier, e kanë bërë Leonardon të ndërhyjë në merkato për një anësor dhe përfaqësimet e Theo Hernandez në vitin e parë si titullar në Serie A e kanë bërë kandidatin numër 1. Vlera e merkatos e lojtarit është dyfishuar dhe Leonardo do ta provojë, edhe pse Theo konsiderohet një nga të palëvizshmit e Milanit të ri.

Edhe në mesfushë, PSG nuk kërkon të mbetet prapa dhe po vlerëson me shumë kujdes dy situata: pistën e preferuar të Milinkovic-Savic nga Lazio. Kërkesat e Lotito e të Lazio për 25 vjecarin serb janë gjithnjë të larta, me shumë mundësi tepër edhe për klubin e pasur francez. Futbollisti i pëlqen, por nëse barriera e Tares nuk rrëzohet, është gati alternativa: Thomas Partey i Atletico Madrid, që ka një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 50 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *