• |
ide | kryesore

Sarri shkel në Continassa pas 64 ditësh: pret nesër të preferuarin e tij

-Instant, Sport



Maurizio Sarri kthehet në Continassa, ku mungonte nga 11 marsi, pas 64 ditësh, kur të gjithë aktivitetet sportive u bllokuan për shkak të emergjencës Koronavirus. Tekniku bardhezi ka mbërritur paraditen e sotme në qendrën stërvitore të Juventus, për tu ambjentuar përsëri me impantet stërvitore e për të riparë futbollistët e bashkëpunëtorët e tij, që kanë nisur stërvitjet në nivel individual të martën e kaluar.

Tekniku, para se të kthehet të drejtojë stërvitjet, do të kryejë të gjithë testet mjekësore të rastit. Me rikthimin të mërkurën të Adrien Rabiot, në kampin e Juventus në apel mungon vetëm Gonzalo Higuain, ende në Argjentinë tek e ëma e sëmurë me kancer. Pipita duhet të niset drejt kontinentit sot e të mbërrijë në Itali nesër. Pastaj, si për të gjithë lojtarët që kthehen nga jashtë, do ti nënshtrohet 14 ditëve karantinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *