• |
ide | kryesore

Thyhet karantina, Basha sonte shkon në Teatër?!

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mësohet se sonte në mesnatë do të shkojë në ambjentet e Teatrit Kombëtar, në shenjë mbështetje për kauzën e artistëve dhe të aktivistëve të shoqërisë civile, që kanë dalë në mbrojtje të kësaj godine, dhe kundër projektit për shembjen, të Ramës dhe Veliajt.

Basha ka qënë gjithnjë në krah të artistëve dhe ka firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit edhe një marrëveshje.

Sot ai pati një takim me ta, në selinë e PD, pikërisht, një ditë para se Këshilli Bashkiak i Tiranës të mblidhet e të vendosë shembjen dhe nisjen e projektit të kullave në zonën më të shtrenjtë të Tiranës.

Gjatë këtij takimi, Basha u ka premtuar artistëve se do të jetë sonte me ta, rreth mesnatës, pikërisht tek Teatri.

Në deklaratën për mediat, pas takimit me aktorët, regjisorët dhe aktivistët e shoqërisë civile, kreu i PD u shpreh se Teatri është vija e kuqe, dhe nëse do t’i vënë zjarrin Teatrit, atëherë populli do të mësyjë në Surrel dhe tek vilat e oligarkëve që janë përfitues të këtyre aferave.

Me këtë levizje, Basha që me siguri do të jete aty me mbështetës të tij, sfidon gjithashtu edhe urdherin e Rames dhe gjendjen e jashtezakonshme, që ndalon daljen pas orës 17.30. Një ndalesë që në fakt po qendron si relike, pasi njerëzit dalin masivisht dhe nuk e respektojnë këtë vendim qeveritar.



5 Comments

  1. Ketu vjen ere e keqe. Sado eshte e padrejte, e pacipe dhe korruptive prishja e godines seTeatrit

    Kombetar , prapseprape nuk eshte kjo ceshtja qe ngrit popullin ne revolucion ose me sakte ne

    anarki. Nuk eshte kjo vija e kuqe pas se ciles opozita dhe populli nga qengja te urte do behen

    luane. Kete vije te kuqe Rilindja e ka kaluar me qindra here gjate qeverisjes se saje 7 vjecare

    por nuk kemi pare ndonje nerv si nga ana e opozites apo edhe e popullit. Alarmi i kalimit te

    vijes se kuqe na ka lodhur dhe mashtruar shume here. A nuk tha Presidenti se prekja e

    kushtetutes eshte vija e kuqe dhe i beri thirrje popullit dhe populli u pergjigj me 2 Mars.

    Por ne fakt populli nuk u mblodh nga ana e anes per disa procedura te zgjedhjes se anetareve

    te Gjykates se Larte. Popullit i ka ardhur shpirti nga kjo qeveri dhe po manifestonin kunder saje.

    Por u pa qe kjo ishte nje loje e Metes per te rritur pazarin.

    A nuk tha Basha se zgjedhjet pa opoziten me 3o Qershor jane vija e kuqe pas se ciles do

    behet kjameti? E c’fare u be ? Asgje.

    Ky betim per levizje cartiste nga Kryetari i Opozites eshte me shume se qesharak, eshte talles

    per ata qindra mijera opozitare por edhe socialiste qe shtypen e mjerohen pa meshire nga

    kjo qeveri e papergjegjeshme, e paafte dher e korruptuar gjer ne palce qe mund te thuhet

    pa piken e dyshimit se eshte armike e interesave te tyre. Por te pretendosh se per nje godine

    ku mbi 90 perqind e popullit jo vetem nuk ka pare teater ne te por as nuk e ka pare as vete

    godinen, te pretendosh pra qe per kete godine sensibiliteti do jete aq i larte sa do ngrihen

    dhe te shkojne edhe tek shtepite apo bizneset e qeverise dhe oligarkeve kjo edhe si metafore

    eshte shume e dobet.

  2. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, tha Basha.Shko o loqe ne lufte kunder oligarkeve dhe kulakeve,cfare bente enveri me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *