• |
ide | kryesore

VKM-ja e re për Teatrin/ Meta argumenton pse është në kundërshtim me Kushtetutën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka dhënë argumentat lidhur me padinë e re në Gjykatën Kushtetuese që në fakt ka të bëjë me VKM-në e re që e kalon Teatrin në pronë të Bashkisë Tiranë.

Presidenti Meta: Depozitova në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar! 

Meta thotë se Bashkia s’ka kompetenca të ketë këtë trashëgimi kulturore por ajo duhet të jetë në pronësi të Republikës. Më tej ai kritikon edhe kryebashkiakun Veliaj që ka bërë deklarata përtej kompetencave dhe postit të tij.

Presidenti shton se nga data 9 maj ka pritur reflektim por nuk ka pasur dhe ka kuptuar që kalimi i kësaj VKM-je është për qëllimin e shembjes së teatrit, padi për të cilën Meta ka bërë në të njëjtën Gjykatë edhe në korrik të 2019.

“Këto akte duhen shfuqizuar.

 Më datën 9 maj kam kërkuar reflektim, qeveria dhe Bashkia. Qëndrova në pritje dhe kam ndjekur reagimet nga të dy kryetarët. Këto dy autoritete kanë shfaqur hapur se qëllimin politik, nuk tërhiqen nga shembja e godinave ekzistuese dhe ndërtimit të një godine të re. Janë deklarata jo në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Bashkitë duhet të mbrojnë objektet kulturore.
Teatri Kombëtar lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, BAshkia s’mund ta ketë në pronësi dhe s’mund të shprehet tej kompetencave të saj. Ka kometenca të kufizuara. Pasuria e Teatrit Kombëtar qëndron në pronësi të Republikës. Edhe kërkesa dhe çështja e Presidentit Meta, edhe të asaj më 24 korrik duhet të vijojë të shqyrtohet pasi të dyja këto akte të kundërshtuara, janë akte që ndikojnë në ekzistencën e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar. E drejta për të vendosur mbi ekzistencën e pasurive që lidhen me trashëgiminë nuk i përket vetëm një qëveria apo një bashkie.

I përket vetëm Gjykatës Kushtetuese të shprehet për këtë çështje dhe askujt tjetër. Teatri ka një status të veçantë pasi është kompleks godinash për shkak të interesit që ka, nuk është vetëm çështje e një qeverie dhe bashkie por çështje ndjesie. është pasuri e paluajtshme publike, dhe ka tjetër status dhe regjim.

Qëllimi në thelb e ka të njëjtë, edhe në ligjin 37 të 2018 për shembjen e Teatrit, duke bërë që të ketë implikime të njëjta. Në një rend demokratik duhet që shteti të ruajë të gjitha asetet e pasuritë kulturore. në praktikat e një qeverisje demokratike përpjekjet për shkatërrimin e këtyre pasurive janë shprehje e një pakice për një çështje në nivel kombëtar.
Kalimi tek Bashkia me qëllim të paracaktuar për t’u prishur është në shkelje të Kushtetuese.
Qeveria dhe Bashkia duhet të krijojnë mjedise në dobi të interesave, duke krijuar godina të reja por njëkohësisht të ruajë të vjetrat. Janë pjesë e pandashme e artit, ku prej vitesh është prodhuar art skenik që përbën trashëgimi kulturore dhe duhet mbrojtur.

Kujtesa e veprimtarisë kulturore mund të humbasë. Organizata Europa Nostra, e mbështetur nga KiE dhe KE e ka vlerësuar Teatrin, dhe t’u kundërvihesh një organizate europiane është sinjali më i keq i bashkëpunimit dhe vlerave që jemi munduar t’i përqafojmë në këto 30 vite.”- argumentoi Meta.



9 Comments

  1. Ishte vetëm forca e politikës amerikane që e shkatërroi këtë bashkëpunim dhe i dha udhë ligjore Reformës në Drejtësi dhe daljes në skenë të SPAK-ut. Metoda antikorrupsion në Shqipëri e strukturuar nga Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli ka qenë kjo: eliminimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar me anë të ligjit dhe vetingut antikorrupsion; pastaj menjëherë dalja në skenë e Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Ku jemi tani?

    Me gjithë pengesat e mëdha, nga gjykata dhe prokuroria janë përjashtuar 50% të efektivit të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë. Në funksion të këtij pastrimi antikorrupsion, në gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë kaluar vetingun, u formua Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Po pritet Strukturimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por, në këtë çast historik, pandemia ndaloi procesin.

    1. o kar a je mire apo nuk ke pi ilacet , cfare lidhje ka ky budallalek qe ke shkruar me shembjen e teatrit , a ju instrukton ai miu i bodrumeve Fuga apo ju ka dhene liridalje qe te shkruani traplliqe vend e pa vend

  2. Duke qenë se z. Meta ka qenë në qeveri dhe koalicion me z. Berisha, dhe Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës, ka qenë ministër në ate qeveri, shikoni vendimin e vitit 2007 për institucionet që janë monument kulture në Tiranë: janë 108 institucione. Qeveria e Berishës dhe Bashës ne 2007, kësaj qeverie i bashkohet edhe Ilir Meta me pas, kishte 4 vjet që mund shpallte Teatrin monument kulture, por s’e bene. Janë 108 ndërtesa në aksin kryesor të Tiranës dhe në asnjë vend nuk është Teatri Kombëtar. E dini pse? TK nuk është në asnjë vend sepse siç thoshte qeveria e Sali Berishës dhe Lul Bashës në 2007, po ua citoj vendimin: “Bazuar në përfundimin e diskutimeve të Komitetit shkencor, Këshillit Shkencor, ku IMK i dërgon Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve listën e objekteve monumente të Kulturës, në qendrën historike të Tiranës, pra këto 108 institucione që ju përmenda, vërehet se në pikën 70 të listës, bashkëlidhur, objekti Teatri Kombëtar përmendet si ndërtesë pa vlera, duke mos u përfshirë në urdhron 122, 5/03/2007”. Në këtë urdhër të qeverisë Berisha dhe Basha, pra. Kjo është arsyeja pse unë kam insistuar gjithnjë se kjo është nje axhendë politike, si këndi i lojrave, pazari, sheshi e bulevardi. Ne kete liste kane futur gjithçka për mbrojtje, dhe jo TK”, theksoi Veliaj.Ja dhe dokumentet dolen shkoni Qihuni ne bythe me njeri tjetrin o shpellkaret e salihut lulushit e likes,merni me vete dhe ate licajn aktorin me fame katundi e drogaxhi

  3. aaaaaaaaaaaaa rilindja po e shemb dhe fajin e paska Saliu , e kam thene dhe here tjeter , shqiptaret jane fukarej po jo budallej , shiten nga halli po nje dite dhe kjo do marri fund

  4. I paemer 15:49, 15:51
    Duke pare nivelin tend nepermjet asaj cfare shkruan po te sugjeroj vargjet e Dragushit te lagjes “21 Dhjetori”:

    Gardhi me shtigje
    Shteti nxjerr ligje

    Shtepia me qeglla
    Shteti ka rreglla

    Qe nje objekt te mbrohet nga shteti, restaurohet, dhe mos lejohet te prishet, me pare duhet shpallur Monument Kulture, kompetence qe e posedon Instituti i Monumenteve te Kultures dhe ne raport me vlerat e tij i jepet edhe kategoria perkatese ku percaktohet sakte cdo nderhyrje qe nevoitet per ruajtjen e tij.
    Ne rast se objekti ne fjale, Theatri, nuk eshte Monument Kulture dhe eshte prone shteterore atehere shtetit i lind e drejta me ligj qe ta mbaje ne shfrytezim apo te prishi duke ndertuar nje objekt me te pershtatshem dhe rentabel.
    Keto me siper jane taksative. Te gjithe gjykimet e tjera sipas oreksit partiak te kujtdo pale jane pordhe me rigon.
    Ne qofte se Qeveria e Saliut dhe Bashes e kane hequr Theatrin nga lista e Monumenteve te Kultures c’mutin kerkojne disa fytura te nderkryera edhe disa injorante qe protestojne per prishjen e tij!?
    Rrofte Partia Demokratike me shokun Sali ne krye!
    Liri-Demokraci!
    Parti-Sali me ty gjthjnji! Urrrrrraaaaaaaaaa…………………………………………………..

  5. Komenti I pare duket qe eshte nga dora e nje shoku te partisse ose nje simpatizanti te thekur. Jam kurioz, ti vete i beson keto qe shkruan?

  6. Edi Rama, Sali Berisha, Erion Veliaj, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Gramo Ruci, kjo eshte pasuria e vertete kombetare e shqiptarve, jo ai teater i qelbur.

  7. Ta gezosh salihun o loqja enverit,ja paske pare hajrin salihut prandaj ke lajthitur ne shekullin e ri,yt ate me mire ti binte me dore se te beri ty mor loqja salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *