• |
ide | kryesore

Vrasja e Devi Kasmit/ Prokuroria kërkon burg përjetë për specialin grek Ethimiou, 35 vite për Elton Halipajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria ka dhënë pretencën për vrasjen e Devi Kasmit duke kërkuar burg të përjetshmë për specialin grek Ethimious Efthimiou si dhe 35 vite burg për Elton Halipajn.

Devi Kasmi u vra mbrëmjen e 29 janarit të 2018 dhe për këtë ngjarje Prokuroria akuzon si autor ish- anëtarin e forcave speciale greke, Ethimious Efthimioun. Dyshohet se ai kreu atentatin në këmbim të një shpërblimi.

Elton Halipaj ndërkohë dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që ka marrë pjesë jo vetëm në vrasjen e Devi Kasmit por dhe disa të tjera. Në këtë rast ai siguroi armët e vrasjes.

Më tej u arrestuan edhe bashkëpuntorët Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari kurse ende dhe sot në kërkim është Aurel Hoxhallari, organizatori i vrasjes së Devi Kasmit.



1 Comment

  1. Ka dale zogu Tirones nga burgu,oi po te burgosurit e tjere ca o bejne nashi ,jo po kjo eshte padrejtesi ,ku do i shfryne topet mavrite se zogu i mbilte nga pak,hata e madhe i paska gjet te uruarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *