• |
ide | kryesore

Po e çojnë vendin në luftë, për mos humbur kaparin që morën për teatrin

-Instant, 2, Ide



Deri dje, propagandën dhe gënjeshtrat për të ashtuqujturën ‘shembje dhe rindërtim’ të Teatrit Kombëtar mund t’i ripërsëriste edhe ndonjë aktor ëndërrimtar që shpresonte të performonte në godinën e projektuar nga arkitekti i madh, i caktuar gjithsesi, pa garë nga Bashkia, apo dhe ndonjë tjetër që ka ëndërruar të marë shtëpi falas në kullat prapa teatrit.

Por sot, këto teza i ka të vështirë t’i ripërsërisë dhe militanti më i thekur i Rilindjes, fatkeqësisht, përveç dy-tre gazetarëve që pashë mbrëmë në studiot televizive, të cilëve nuk po ua përmend emrat, sepse jam i bindur që nuk mund t’i bëj unë më keq imazhit të tyre, se çfarë i kanë bërë ata vetë në raport me opinionin publik dhe historinë e këtij vendi.

Sot është e pamendueshme, e paimagjinueshme, që kur pas dy tërmeteve dhe kësaj pandemie që na çoi dy dekada mbrapa ekonomikisht, kur ka me qindra njerëz akoma në çadra dhe qindra e mijëra të tjerë që nuk po kuptojnë që po marrin pagën e luftës apo atë të pulës, Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë të Kryeqytetit, që është goditur më shumë nga të gjithë qytetet nga pandemia, jo vetëm gjejnë kohë të merren me shembjen e Teatrit, por bëjnë dhe dhjetëra akrobacira e shkelje ligji, duke na dëshmuar më qartë se kurrë, se kjo histori më shumë se gjithçka është një histori më shumë se 20-vjeçare e projektuar korrupsioni.

Logjikë tjetër është e vështirë të gjesh, kur në këtë kohë Bashkia ka guximin të thotë se do marrë kredi për rindërtimin e Teatrit, kur një organizatë si Europa Nostra ka bërë publik qëndrimin se është gati të financojë në masën 80 përqind rikonstruksionin e godinës aktuale.

Në këtë situatë dramatike ekonomike, shembjen dhe rindërtimin e Teatrit Kombëtar, përpara se ta kundërshtonte Europa Nostra apo Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Lubonja apo Plasari, duhet ta kundërshtonte Guvernatori, Zëvendëskryeministri, Ministri i Financës, Ministri i Rindërtimit, ekonomistët me emër të qendrës, të së majtës të së djathtës, adhuruesit e koncensioneve, për të mos ardhur anëtaret e Këshillit Bashkiak apo te Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit që në një vend demokratik duhej të ishte përkrah protestuesve dhe ta kundërshtonte më shumë se të gjithë këta së bashku, edhe sikur në një kohë më para të ketë qenë partizan i prishjes.

Gjithashtu, është dëshpërues fakti që nuk gjen një zë të arsyeshëm nga maxhoranca, qoftë dhe një të vetëm, që të thotë meqë ka një institucion si Presidenca që ka depozituar një akt-padi në Gjykatën Kushtetuese, të presim fjalën e saj. Por, përkundrazi po i shkojnë kësaj çështje me arrogancë dhe kokëfortësi, duke dëshmuar se janë gati ta çojnë vendin dhe në një luftë civile, vetëm e vetëm për të mos humbur ndoshta një kapar të marrë më parë ose për të mos humbur mundësinë e një pastrimi të shpejtë të ëndërruar parash prej më shumë se 20 vjetësh.

Logjikë tjetër, për të vepruar kështu në kohë pandemie, nuk ka.

Ndaj, kjo pandemi përveçse veting i mirëfilltë për çështjen e Teatrit, dhe për demokracinë, është pasqyra më e mirë për ta na treguar si funksionojnë institucionet, se ku dhe kush janë hajdutët, të korruptuarit, barbarët, bashkëpunëtorët e heshtur të hajdutëve, por dhe qytetarët, të ndershmit, që fatkeqësisht janë kaq pak në këtë vend.

© SYRI



24 Comments

  1. u ne terkuze ky muhabet
    ajo ndertese ka marre fund, sado ta arnosh prape corape e arnuar mbetet
    gjeja me e mire do ishte te behej nje ndertese e re moderne po me leket e shtetit jo me pare te privatit
    si dhe te mos falej asnje cope vend privatit, e tera le te mbetet toke shteterore
    mjaft me nostalgjira tipike ballkanase dhe romanticizem prej donkishotesh

    1. PO, NDERTESE E RE, DHE SIDOMOS TA BEJNE ME DY KULLA SIPER SI STADIUMI SE NDRYSHE NUK DEL PAZARI

      EDHE DIÇKA, NE SHQIP THUHET “ROMANTIZEM” DHE JO “ROMANTICIZEM”. IK MERR CA MESIME DREJTSHKRIMI PARA SE TA HAPESH GOJEN

    2. EDHE DIÇKA :

      ME FTYRA SI PUNA JOTE TIRANA ESHTE BERE KRYEQYTETI QE REFLEKTON IMAZHIN E KORRUPSIONIT DHE BABEZISE SE ATYRE QE KA PATUR NE KRYE

      PO MENDIHU MIRE,

      SE KUR TE VIJE LALI ERI TE TA BEJE KULLEN ATY KE KOTECI JOT, DO KAKARISESH NDRYSHE

      1. Shko meso si te shkruash. Duke shkruar me germa te medha tregon nivelin e madh qe ke. Na ben dhe kritika drejtshkrimi.

  2. Andi shkrimi eshte shume i mire krahasuar me Shkullakun apo Bushatin,qendrimi yt eshte drejte dhe pa ekuivoke.
    Diku i ka ngelur keq sharra ne gozhde Rames apo dikujt tjeter matane detit.Zgjidhja e problemit nuk eshte kushtetuesja(as qe ka kompetence) e Metes qe eshte bere karagjoz me flamurin e hajdutit ne dore.
    Bashen e pame dje si dem malloz,lyer me brilantine,faqet po i pellcisnin nga superlluksi…pse ky dordolec do ta mbroje teatrin kur fle ne vila me 5000 euro/muaj…e do per vehte sepse eshte komplet i korruptuar dhe i paafte.
    Revolucionin e bejne te majtet ,cne Basha eshte i djathte apo do ta quajme ….revolucioni borgjezo-demokratik-isalmik-republikan-kushtetues…. e tjere dokrra shqiptare.
    Qe Rames dikush duhet ti thote STOP kjo eshte imediate,por askush nuk ka moralin sepse jane te gjithe te korruptuar.
    Andi jam dakort me ty por ky vend nuk shkon ne lufte kollaj,Askush ne bote nuk ta njeh revolten..lufte per cfare? Per nje teater apo per nje permbysje totale.Jemi te paafte dhe te pamoralshem ndaj popullit dhe prandaj thone”as qe na cahet suma per kete gerdalle teater”-keshtu thonin dje tek teatri.
    Idalistet vdiqen sa qe sot te vjen turp te thuash qe Qemal Stafa duhet ti merrte leje Berishes qe te luftonte kunder fashisteve dhe spiuneve.Me idalizmin vdiq edhe ai nerv qe ka njeriu.
    Une vjedh
    Ti vjedh
    Ai kapet.
    Ska revolucion keshtu.

  3. Po ju z. Bejtja jeni i sigurt qe presidenti e ka seriozisht ? jeni i sigurt qe opozita e ka seriozisht ? Mos valle torta eshte ndare dhe kjo eshte loja per te terhequr vemendjen nga ndryshimet ne kodin dhe sistemin zgjedhor si dhe ate kushtetues ? Shume fakte lejne per te deshiruar dhe te bejne te dyshosh se keta jane bere njesh ne prishje te teatrit dhe po njesh ne mos ndyshimin e sistemit zgjedhor . Me poshte po ve shkrimin qe i bera presidentit Ilir Meta pikerisht per kete dyshim . Qofsha i gabuar, por une nuk besoj me ne fjalet e ketyre vemjeve te politikes .
    _______________________________________________________________________________________________________________________

    Para disa ditesh me nje nxitim te shfrenuar rilindasit dhe ju z.President kaluat disa ligje per ndryshimet ne kodin penal (me duket se eshte edhe antikushtetuese ne gjendje te jashtezakonshme por nuk jam i sigurt) . Edhe pse ato ligje jepnin denime teper teper te ekzagjeruara ju e firmoset brenda tre ditesh pa as me te voglin kundershtim ( edhe pse ju keni kthyer mbrapsht vendime nga me vulgaret ne krahasim me kete) . Pse duhej me kaq nxitim ky ndryshim ligjor kur te gjithe ishin strukur neper cepat me te errta te shtepive te tyre nga frika e ketij virusi qe ju na e bete aq gurgule me tamtamet tuaja ? Pse nuk e kundershtuat dhe ta kthenit mbrapsht kete ndryshim ligjor z.President . Gjithone e kam thene dhe jam mese i bindur dhe se koha na e ka treguar , qe pas nje nisme te te gjatit tone fshihet gjithmone nje megaskandal apo me sakt nje megavjedhje . Ky ndryshim ligjor nuk u be per vakumin qe ishte por u be enkas per prishjen e teatrit z.President . Sepse tani , ju mund te trembni dhe te denoni me burg kedo qe shkel karantinen dhe qete e qete ne nje orar te caktuar realizoni qellimet tuaja meskine . Ju drejtohem juve z.President , jo se ju jeni shkaktari por sepse ju me dy mars na dhate besim se do te mbronit kushtetuten , vendin dhe popullin tuaj . Por ne fakt u bete bashkepuntor ne krim . Pse nuk nderhyni vete apo nepermjet gruas tuaj dhe ta vini kusht ndyshimin e sistemit zgjedhor ? Ne vend qe lufta juaj , e gruas tuaj dhe e gjithe opozites te perqendrohej ne ndryshimet e kodit zgjedhor , ju te gjithe se bashku , kastile, po beni zhurme per ta hequr vemendjen nga keto ndryshime . Ju po beni teater per te prishur teatrin . Nga sa kuptohet ju (dhe e gjithe paria e politikes) tashme e keni vendosur qe teatri te prishet . Nuk e di nese duhet te kesh mbaruar 9-vjeçaren apo mjafton vetem fillorja per te kuptuar se Ju z.President , te gjithe kryetaret e partive dhe e gjithe kasta e politikaneve jeni bere njesh ne mosndryshimin e sistemit zdhedhor dhe atij kushtetues dhe jeni po njesh kur ndjeni eren e parase . Prishja e teatrit sjell para te madhe . Mund te me kundershtosh , mund te me thuash se une gabohem , por ma fakto dhe une me kenaqesine me te madhe do tju kerkoja ndjese z.President . Koha eshte gjyqtari dhe ilaçi me i mire per njerezimin . Fale jush (politikaneve) dhe qeverise te te gjatit tone qe na syrgjynoset , na late pa pune dhe qe po na beni te ndjehemi te refugjat ne vendin dhe shtepine tone, une kohe kam boll .

  4. po ca lufte thua mer kar, po akoma me kete llogjike vazhdoni ju, po kujt poi rruhet trapi per i ndertese o pall kari. O kar gazetar, po ca kujto ti se ka ca militante pd e lsi edhe kujto se do cohet populli. Po e moret i here pergjigjn per dhunen akoma me ke muhabet. Po prandaj do vazhdoni te qendroni ne opozite ju se keni mendjen te dhuna, lufta.

    1. Nese do te kishe pak TRU dhe nuk do ishe militant i majte do ta kuptoje qe lufta eshte zgjidhja si per ty per mu dhe per te gjithe shqiptaret. A e kuptoni qe po na çnderojne , varferojen vjedhin çdo dite e me shume ? Po te bohemi te gjithe bashk e mundim kete te keqe .

      1. Po o Arbi ti ke tru dhe ata qe e votuan dhe mbeshtesin kete qeveri nuk kane tru. Mendim krejt komunist. Lufta ishte vegla e vetme per te ardhur ne pushtet per komunistet. Si ndryshon thirja jote prej tyre.

  5. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, tha Basha.Cecene mblidhuni nga kamza bathorja keneta laqi mamurrs mos harroni dhe mziun dhe sulmoni Pronat e kulakeve,njelloj si enveri juaj o debatikasit e salihut Dhe bejtja qenka dakort me lulzimen per te sulmuar kulaket modern nga cecenet,je nje loqe ti prandaj dhe gruan ta pallojshin me rradhe te bashkia e rames

    1. PTUUUUUUUUUUUUUUUUU ………………RROGTAR I QEBUR .
      ÇA MUND TE PRESESH NGA NJE SI TY QE SHET BYTHEN PER NJE THES MIELL ?

  6. YMER GELBAZA,CARLO BOLINO,BATON HAXHIU,SOKOL BALLA DHE SKENDER MINXHOZI KETA JANE ZAGARET E PAGUAR DHE TE TRET NGA EDI RAMA DHE LAL ERI thotë:

    BRAVO ZOTI BEJTJA ,UNE PO I PERMENDI ATA EMRAT E ZAGAREVE TE EDI RAMES

  7. Jazek plerat e degjeneruar Ripjerdhas dhe kan kurajon te shkruajn per gerdallen plak te Surrelit i cili e shkaterroj Tironen, prishi te gjitha shpit dhe lagjet e vjetra Tironse, prishi gerdalla plak Kinema 17 nentori, kinema Partizanin e sa e sa objekte qe kur i kujton ketije gerdalle duhet te ja zhgaravisim koken per asfalti, qi ka bere Tirones ky s besoj se i kan ber asnje krye bashkiak dhe km.

  8. Duhet thene STOP babezise cmendur te kesaj kaste hajnash qe po shesin kudo e c’do gje si te jete malli i babes tyre. Eshte marrezi te besosh se Ramen dhe ogicin pas tij Velia nuk po i ze gjumi per nje Teater te ri bashkohor. Eshte fiks ajo qe shkruan A. Bejtja, keta zhulsa kane marre nje kapar.
    Kane ngrene nje luge corbe te prishur diku.
    Ashtu si ne rastin flagrant te tenderit te Unazes Re duke i dhene asaj firmes fantazem me dokumenta fallco te nipit te B. Ulajt 50 milion Euro. E qe kur e deklaroi VOA, ky Ramuthi pati idiotesine e skajshme ta quante “medie kazan”!

    1. Si ishte ajo historia e unazes se re se nuk e kuptova? E çndodhi me pas ? U anulua apo eshte ne zbatim tani qe po flasim? A nuk u tenderua me po te njetin çmim ? A bertiti Basha dhe Balliu sa plasen dhe ne fund i futen gishtin ? Atehere pse vetem palloshi i anetes eshte fajtor? A e kupton qe keta jane njesoj dhe na shohin te dyve vetem si vlere fitimi dhe jo si qenie njerezore? A e kupton se nuk u rruhet per shqiperine dhe shqiptaret por vetem per xhepat e tyre?

      1. E verteta e tenderit skandaloz te Unaza e Re? Ja pra, ish ministri Gjiknur ja jep ate tender 50 milion Euro firmes fantazem te nipit te Bac Ulajt. Ajo pastaj zbulohet nga VOA se ishte me dokumenta te fallsifikuara e nuk kish fare kapital.
        Pra me hapur korrupsion se kjo nuk ka si behet.
        Por qe e ben skandaloze dhe me eshte hedhja perpjete sikur hengri hurin ne bythe Edi Rama dhe e quajti VOA “medie kazan”! Pastaj kur gjithcka doli hapur ate Gjiknure laperin ne vend te ja dorzonte Drejtesise e dergoi …Kryetar te Reformes Zgjedhore!
        Kaq eshte kjo o Arbi, ketu me duket se nuk ka as firme as vule as vendim nga Basha, Balliu etj.
        Si qenka njesoj Gjiknurja qe e firmosi ate tender me Balliun qe ulerin kunder tij? Anullimi i tenderit skandaloz dhene asaj firme te fallsifikuar (sot ai nipcja i Ulajt eshte ne kerkim) duhej shoqeruar me burgosje te atij qe ja dha ate tender, Damiano Gjiknures. Nuk besoj se beson qe Gjiknurja vertet “nuk dinte gje” per ate firme (ashtu sic pati paturpesine te thote me pas).

  9. As për Kullën Ejfel, simbolin e Francës, nuk ka patur unison qëndrimesh kur është lartuar, madje nuk ka as sot. Çështja është se kundërshtarët e tij, dje dhe sot, ku veçon i madhi Mopasan, nuk patën kurrë mandat për të diktuar shijen e tyre.

    Në këtë pikë, ithtarët e mosprishjes, kanë patur mundësinë, siç e kanë ende, të faktorizohen politikisht dhe të garojnë me kauzën e tyre për një mandat përfaqësimi. Kështu mund t’i tregonin vendin Edi Ramës e mbanin në jetë godinën e tyre.

    Gjykuar në këtë linjë të regullit demokrat, Rama ka shumicën me vete dhe në çështjen e Teatrit. Sepse, duke mbrojtur zëvëndësimin e të resë me të vjetrën që nga ’99, ka ç’prej atëhere bilanc fitues në gara elektorale si për Tiranën e si për Shqipërinë. Kjo e ezauron dhe tezën e referendumit.

    E ka gabim, po bën një krim(trashëgimor)? Mundet. Por politikisht dhe demokratikisht është në rregull: ka garuar me idetë e tij, ka fituar, e prej tyre ka një mandat.

    Askush s’i ka penguar e s’i pengon kundërshtarët e tij, përfshirë dhe katërshen e mësipërme, të bëjnë të njëjtën gjë, për të patur dhe ata një ditë një mandat.Per andin e Bejteve te salihut e lulushit

    1. PO ! KANE GARUAR ME LIGJIN E RRUGES !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      ME LIGJIN E PARAVE TE PISTA !

      ME LIGJIN E PSIKOPATISE !

      ME LIGJIN E INJORANCES QE I MERR NJEREZIT PER HAJVANE !

      ME LIGJIN E KRIMINELIT QE U LESHON ZAGARET STUDENTEVE DHE ARTISTEVE, PJSESES ME TE KULTURUAR DHE ME TE CIVILIZUAR TE KETIJ VENDI QE ESHTE NE DOREN E BANDITEVE !

      KETO NUK FALEN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      DREJTESI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! KU TE JETE !

  10. Po me plas shpirti!
    Shoh nje popull te gozhduar pas bukes se perditshme, te karantinuar nga frika,te neperkembur nga e drejta, te shfrytezuar ne palc per nje qope buke.
    Shoh nje popull te mpire nga kujtesa ,te demoralizuar nga demokracia e shitur !
    Shoh nje Shqiperi te bere cope ne pasurite e saj te grabitura .
    Shoh nje toke te perdhunuar ne virgjerine e saj natyrore.
    Shoh burime te dhunuara.Njerez qe perndicen kur thone te vertetat.Shoh fjalen e lire qe burgoset me gjoba e mbyllje,shoh njerez ne Insitucionet e te burgosurve e internuarve qe sapo thone te vertetat largohen.Gjithkund vetem njerez te c,moralzuar , te rame pertoke nga nytesia por te patinuar nga pamja ,pa rudha me nderhyrje trupi , fytyre sikur trupi i tyre te mos ishte ne dinjitetin e Zotit!
    Kudo ku merret nje rroge perfitim ka vetem njerez te pamoral,indiferente,qylgji,te pa ze .Vetem per te bere show jane te paret Kemi makina luksi ne njerez panjerezi, dyqane luksi per te nenshtruarat e te pispillosurat dhe lista pa fund per buken e perditshme.
    Shoh Kosoven martire te marre mendsh nga te njejtet qe skane as fe as atdhe.,por lekun kane padron .
    Me dhemb shpirti per Herojt e Teatrit Kombetar per sakrificen e tyre te jashtzakonshme , te gjate per te mbrojtur at pak dinjitet qe ka mbetur ne kete vend .Shoh nje polici e administrate sherbetore te nje njeriu qe s,i ka mbet gja tjeter prej njeriu,vec satrap i popullit te tij , qe s,ka kurgja te perbashket me popullin e tij.
    Ai ka tradhetuar cdo interes kombetar.
    Shoh te gjith perfaqesuesit e shteteve e te Europes qe heshtin e bejne sehir e kur populli don te ngrihet per te rrezuar kete sistem mafioz kriminal na thot jeni jashte rregullave demokratike.E per gjemen qe ben Edi Rama me banden e tij e ata qe rrine prapa tij ne fshehtesi, heshtin!
    Ku je ambasadore e Amerikes ku je me fjalet qe iu drejtove popullit shqiptar ku je Amerike,ku je Europe ? A nuk po shihni , a nuk po degjoni se c,behet ne Shqiperi .Ky bandit ben cfare te doje me shqiptaret e pasurite e Shqiperise sikur te ishin te nenes e ju heshtni e nuk nderhyni! A mos jeni armiqte e maskuar te Shqiperise e Kosoves?!
    S,kam kujt t,i drejtohem mbi kete dhe !
    Dhimbjen time te pamate po ta drejtoj ty o Hyj!
    Po me plas shpirti!
    Kerkoj DREJTESINE TENDE!

  11. A ju kujtohet Kinostudio e filmave “Shqipëria e Re” si e rrafshoi 200.000 metra2, Berisha, Rama dhe Meta?

    Pse nuk protestuat? Apo nuk ishte trashëgimi kulturore?

  12. Nëse vërtet dëshironi të bëni përparim të konsiderueshëm financiar, tregtimi i përditshëm në monedha dixhitale si Bitcoin ose Ethereum është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta bërë atë. Unë do të rekomandoja të flisnit me Maja Morr
    Unë kam qenë i mirë në Tregtinë e Ditës së Bitcoin për muaj të tërë falë udhëzuesit dhe investimeve të tyre në tregtimin ditor
    Mund ta kontaktoni me adresën e saj të postës elektronike … [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *