• |
ide | kryesore

Arma e fshehtë e pishinave që eliminon koronavirusin

-Instant, Stil



Ekspertët italianë kanë arritur në një përfundim se larja në pishina në kohën e pandemisë nuk përbën rrezik. Ata thonë se uji i pishinës ka klor i cili vret mikrobet. Por edhe këtu duhet ruajtur distanca fizike.

Sipas Marco Tinelli, specialist i bordit të Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive koronavirusi në ujë do të deaktivizohej menjëherë nga klori.

Por sipas Tinelli menaxherët e pishinave duhet të rrisin masat e higjienës dhe të zbatojnë kushtet teknike të funksionimit të pishinave. Sipas ekspertëve klorifikimi i ujit duhet të mbahet konstant. Në hyrje të qendrave të pishinave duhet të ketë termoskanera për të kontrolluar temperaturën trupore të pushuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *