• |
ide | kryesore

Artistët kalojnë natën pranë Teatrit Kombëtar

-Instant, Lajme, Të fundit



Artistët kanë qëndruar gjatë gjithë natës në ambientet e Teatrit Kombëtar. Ata janë shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“27 muaj qëndresë e palodhur…kjo nuk është kauza jone, është kauza e te gjithëve. Mobilizim total 24 orë me të gjitha forcat për të ndaluar demarshin e krimit te veshur me pushtet. Ruajmë trashëgiminë, identitetin, dinjitetin, luftojmë për drejtësi! #rrofteteatri #europanostra #shperndaje” – shkruan Aleanca për mbrojtjen e Teatrit sot në mëngjes.

Një ditë më parë Këshilli Bashkiak ka miratuar vendimin për shembjen e godinave të Teatrit Kombëtar. Presidenti Ilir Meta depozitoi dje një padi në Gjykatën Kushtetuese. Ka reaguar edhe Europa Nostra, ku ka theksuar se Teatri është i mbrojtur nga ligji kombëtar & nga shoqëria civile dhe ekspertë. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Kur Ilir Meta ishte kryeministër kërcënonte: Grevistët e Teatrit do të nxirreshin me forcë dhe sikur në ambasadën italiane të futeshin

  2. Kjo eshte celula e pd ne teater,keta quani aktoret e teatrit popullor,apo aktoret e lulzim bashes qe bejn si debatikasit e enverit,keta do sulmojne vilat qendrat tregtare dyqanet e luksit qe lulushi beri thirrje per shkatarrim

  3. Keta duhen shpallur heronj kombetar por kam frike se te vetem nuk do bejne dot asgje perpara dy prej mashtruesve, manipulatoreve dhe falsifikatoreve me te medhenj qe ka njohur Tirana jone: Erjon Veliaj dhe Arbjan Mazniku. Keta do ti hane ne bese dhe do ti godasin pas shpine atehere kur me pak do pritet. Ketu duhet nje mobilizim dhe revolte popullore kunder urzupimit nga banda e rilindjes te te gjithe pushteteve ne funksion te pushtetit dhe pasurimit personal (apo te ngopjes dhe kenaqesise se egos prej narcisti te semure te kryerilindasit). Fatkeqesisht keta nuk njohin gjuhe tjeter dhe nuk u dilet me marreveshje, mirekuptim apo metoda demokratike. Sa me shume kohe te humbet per te pranuar kete fakt aq me veshtire do jete. Boll kohe eshte humbur duke sakrifikuar demokracine ne funksion te stabilokracise, po rrezikohet e ardhmja e vendit dhe e femijeve tane

  4. EDI RAMA DHE LAL ERI E PERDHUNOJN MERO GELBAZEN DHE CARLO BOLINON thotë:

    Ju LUMT ,JENI ME TE MIRET,SHQIPËRIA ESHTE ME JU DHE DO TE FITONI ,KURSE HAJDUTET EDI RAMA DHE LAL DHJERI DO TE MBETEN VETEM NJE TURP NE HISTORISE SHQIPËTARE

  5. Jo turpi i shqiprise se shqiprise se kriminalizuar kembe e koke nuk i vjen me turp per asgje po turpi i qenies njerzore absolutisht do jene e kjo eshte me e renda.

  6. Per liqenin jo, per sheshin jo per unazen jo per teatrin jo, ore kot quheni Pd-ista , me shume ju shkon Jo-ista.

  7. Janë ngritur sot kundër ligjit, ata që ikën nga pushteti me mbi 1 milion vota, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve, ata që kanë gjithë jetën që nuk bëjnë dot, as rolin episodik, janë ngritur sot kundër ligjit dhe institucioneve ligjore, ata që kanë marrë dhe futur në xhepa me qindra herë sponsorizime për “skenarë dhe spektakle” dhe nuk i kanë realizuar kurrë.

    Ky është kontigjenti që ka dalë sot kundër ligjit ( dhe jo pro Teatrit Kombëtar) sepse atyre u intereson më tepër se çfardo tjetër, kaosi, anarshia, dhuna, gjaku, tmerri, thirrjet antiligjore, rrëmuja, dhe padyshim u duhet edhe Lulzimi, tek kalon natën bashkë me ata, duke deklaruar dhe kërcënuar policët, që kanë bërë dhe po bëjnë vetëm detyrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *