• |
ide | kryesore

Peticioni i aktorëve/ Kushtet ndryshojnë, emrat të njejtët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grup aktorësh dhe regjizorësh, edhe me emra të njohur si Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, etj, kanë bërë një peticion drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ku kërkojnë që politika të mos përfshihet në projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Në letër theksohet se durimi i ka sosur. Aktorët shkruajnë se “nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë!”. 

Në peticion shkruhet më tej se Teatri Kombëtar nuk është “Astiri” dhe skena kombëtare nuk është “tokë e xanun”!

Historia e Teatrit Kombëtar nuk shkruhet tek dera e godinës, po në qendër të skenës!”- shprehen aktorët.

Duhet të kujtojmë se ky grup aktorësh dhe regjizorësh dakordohej me shembjen e Teatrit Kombëtar, por kërkonin që të mos realizohej me Partnertit Publik Privat. Sot ky fiksim i verbër i qeverisë për të shembur Teatrin 81-vjeçar has më fort se kurrë rezistencë nga opozita dhe Presidenti i Republikës. Pikërisht kur Lulzim Basha e quan shembjen e Teatrit një ‘vijë të kuqe’ dhe Ilir Meta e cilëson një akt të një ‘grupi të strukturuar kriminal’, këta aktorë rishfaqen befas duke i kërkuar ‘de facto’ opozitës të mos barrikadojë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Teksti i plotë i peticionit:

Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, detyrohemi sot të rimerremi me një debat të shterruar plotësisht, të cilin nga ana jonë e konsiderojmë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe të interesit të komunitetit tonë! Me anë të këtij peticioni publik, nuk duam të flasim më për nevojën e lashtë që komuniteti ynë ka për një Teatër të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, i cili duhet të ndërtohet pa asnjë diskutim në truallin e kompleksit ekzistues, sepse ai truall ka qenë, është dhe duhet të mbetet trualli material e shpirtëror i komunitetit tonë në breza.

Me këtë peticion ne kërkojmë që politika e të gjitha anëve, të mos na bëjë as ne, as projektin e Teatrit të ri Kombëtar, pjesë të lojës apo çorbës së saj. Ne Ju drejtohemi me kërkesën publike që të ndaloni menjëherë politizimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje! Ne duam të ndajmë me Ju dhe publikun shqiptar, bindjen tonë se kushdo që do të përpiqet ta përdorë më tej emrin dhe skenën e Teatrit Kombëtar për teatro të natyrave të ndryshme, pa asnjë lidhje me teatrin tonë, nuk do as të mirën e kulturës shqiptare, as të mirën e Teatrit Kombëtar dhe as të mirën tonë jo dhe jo!

Ju lutemi na mirëkuptoni, por durimi ynë ka sosur dhe nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës, që nuk mund të vazhdojë të ndjekë edhe për 50 vjet të tjera teatrin politik me Teatrin Kombëtar, në vend të shfaqjeve tona.

Ndaj, të nderuar zotërinj, kërkojmë nga Ju të mos përziheni më me nevojën urgjente që ka komuniteti ynë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar! Sepse boll dekada janë djegur duke pritur që të merreni vesh Ju me njëri-tjetrin për zgjidhjen e këtij halli jetik për ne. Keni boll punë të tjera edhe më të mëdha, prandaj me konsideratën më të lartë, ne Ju kërkojmë të mos kërkoni tek Teatri Kombëtar as punë dhe as masha për këtë punë!

Kryeministri Rama le të merret me Armikun e Padukshëm, Lulzim Basha le të merret me Ramën, Presidenti Meta le të merret me Kushtetutën, ndërsa ne të mos merremi më nëpër këmbë me ose pa dashjen Tuaj!

Sa për ata pak kolegë dhe “kolegë” që mendojnë se kanë marrë përsipër të mbrojnë godinën, shumicën e të cilëve nuk i njohim kush janë apo disa i kemi edhe miq (pavarësisht se nuk e gjejmë dot mbi çfarë karriere skenike kanë monopolizuar dhe devijuar totalisht kauzën tonë), ne kemi lutjen publike që të ndahen nga politikanët! Sepse Teatri Kombëtar nuk është “Astiri” dhe skena kombëtare nuk është “tokë e xanun”!

Historia e Teatrit Kombëtar nuk shkruhet tek dera e godinës, po në qendër të skenës!

Duke ju uruar suksese në punën Tuaj dhe shëndet në familjet Tuaja, urojmë që të mos e konsideroni këtë thirrje publike si një letër më shumë pa përgjigje.

Me respekt,

Robert Ndrenika

Luftar Paja

Viktor Zhusti

Artan Imami

Spiro Duni

Leka Bungo

Altin Basha

Arben Derhemi

Pellumb Kulla

Arben Kumbaro

Marjana Kondi

Zamira Kita

Helidon Fino

Ema Andrea

Hervin Culi

Luli Hoxha

Laert Vasili

Salsano Rrapi

Gazmend Paja

Lulzim Zeqja

Genc Shkodrani

Gjergj Mena

Sonila Kapidani

Iliriana Basha

Marin Orhanasi

Iliriana Basha

Bajram Dosti

Ledio Lako

Jonida Beqo

Josif Sina

Aleksander Grami

Eriola Kakeli

Erblin Bajko

Edvin Mustafa

Laejda Hajdari

Jorkë Brokaj

Jaho Guma

Roland Saro

Edmond Rrapi

Kozeta Kurti

Kristo Cala

Albana Perhati

Dervish Biba

Armela Demaj

Algiona Aga

Alex Seitaj

Genti Deçka

Donald Shehu

Klesta Shero

Roerd Toçe

Amri Hasanlliu

Andon Koço

Laid Ymeri

Besart Cani

Afrim Agalliu

Artan Islami

Margent Caushi

Agron Hamo

Artur Dhamo



20 Comments

  1. Bravo qe i keni dale ne krah ripjelljes ne nje moment te veshtire. Vetem mbani mend qe kur kjo pjelle e keqe t’ju trokase neper dyert tuaja, nuk do jete askush qe do ju dale ne mbrojtje.

  2. Ej Shpellare e moret vesh!???
    Artistet na qenkan rraciste. Ata nuk kerkojne toka ta xanuna apo Astirin. Ata nuk jane hajdut dhe kriminele qe vjedhin pronat e te tjereve por po kerkojne furrikun e tyre.
    Vetem per kete deklarate hallall ta kene theatrin.

    1. Ik mor kar. Nuk jane hajdute e kriminele po jane ushtare te Rilindjes sic je ti, idiot. Vetem akrobacirat qe bene keto kohe me ligj te posacem, me leket qe nuk i kishin dhe papritur i gjeten, ai qe e e bente projektin por kohet e fundit u kujtua se nuk bente dot skene te rrotullueshme et etj , e bejne edhe nje kalama kopeshti te kuptoj se ketu do ndertohen kulla me nje kat teater por teater te mirefillte jo. Eshte kaq e thjeshte gjeja, BIZNES! Edhe ju e dini fare mire por skeni byth te dilni kundra se ju qi Rama ne byth, legena muti.

  3. Strategji e vjeter, “Perca dhe Sundo” , ai peticion per nga menyra si eshte shkruar, per kohen kur behet publike, per efektin qe kerkon te krijoje eshte i turpshem. Perse te mos restaurohet dhe te mbetet ne memorjen e te gjithe brezave pasadhes historia e gjalle e ketij teatri historik, perse te mos ndertohet ne nje ambient tjeter teatri modern dhe gjithcka zgjidhet pa konfrontime dhe ne paqe sociale. E verteta eshte se artistet me kete peticion i sherbejne vetem egos, marrezise fiksimit te nje njeriu diabolik dhe me probleme psikopatike si Kryeministri i cili nga fillimi i kareires se tij si pushtetar e ka synuar me te gjitha format shkaterrimin e Teatrit Kombetar. Mire ai eshte i fiksuar pas teatrit po keta artiste pse lehin si zagaret qe argetonin mbreterit ne gjueti.

  4. Po keta harrojne qe Teatri Kombetar nuk eshte prone apo aset vetem i aktorve, ai eshte pjese e zones historike e muzeale te Tiranes, qytetit tone, kryeqytetit te Shqiperise. Eshte memoria jone kolektive, ku nderthuren bashke kultura dhe tradita. Nul fillon viti zero me Rilindasit.

  5. Teatri eshte ne pjesen qendrore te Tirones, eshte ne ndertesat qe sidoqofte ka historine e saja te shkruar e te arshivuar ne historine e qytetit tone, Tirona, pra kur ajo si ndertese, ploteson kushtet e riparimit, e te qenies edhe si muzeum per te kujtuar plejadat e artisteve qe kane luajtur, ne ate skene, qe mesa duket keta firme listuesit, duan ta shembin, e te behet nje e re funksionale, kohore,,,,Po mire ore, ju, qe me pakice e meritoni qe te firmosni ne ate liste, sepse as i shkoni anash artisteve te medhej te asaj skene, por po te kishit qene peticioniste, kerkues, e kembengules me kohe, a do kishit bere nje fletushke me kesi emerash, apo firmetaresh qe me nje firme tuajen, ta hidhni ne ere ate monument te vogel, qe ka mbetur, ashtu sic eshte, por mund te behet edhe me i mire me pak investim, kete e kane thene arkitekte te medhenj, Si i ndjeri VELO.Por ju si listare, se mendoni qe brenda ka allish_verish te kesaj qeveriepa i hyre kesaj analize, mbasi ka midis jush qe u kethyen, apo u shiten qe ne javen e pare kur edhe vete firmetare ishin konder prishjes, Te harruara, por e fresket kjo firme fille pas deklarates se KM qe na e paskesh dashtur qe teatrin ta prishe para 20 vjetesh, dhe ja tek po e vendos, me zvarranikun Lali Eri, e me ju qe firmosni per te goditur edhe opoziten qe perse ata i dolen ne mbrojtje te asaj ndertese. Teatrin qeveria, nese i ka mundesite monetare, se ka per gje qe ku do qe te vere gishtin ne cdo teritor e nderton, e kete duhet qe firmaxhinjte ta kerkonin, e mos te vendosin qe _ Ne e duam teatrin, aty ku do qeveria, se nese qeveria shkel ligjin, edhe ju jeni shkeles te ligjit. Jo fort e menduar mire kjo fletushke e firmosur, dhe e nxituar, mos ka edhe midis jush influence rilindase???? Se i vjen pak ere Laerti, apo shokesh lufte te idiotit qeveritar>>>>>Ubefte si te jete me e mira, por keshtu jane percare gjithemone shqiptaret. Tradhtare te shtepise, e te vehtes, gjejme edhe ne kete kohe gjoja demokracie nga shteti korone i Rames.

  6. Z.Ndrenika perse doli 1 her kunder .ne luften e par dhe pro ne luften e dyte. Bashk me aktore tè tjer diçka luajten nenrrogps dhe u joshen

      1. Ndrenika nuk ishte per prishjen, me tej e “zbuti” me PPP ..Ndaj laj halen e ures vajgurore e mos na caj …

  7. Artistet, kush do eka reklame nje te dale ne faqe te pare te propagandes se Rames.

    Kush tha qe mes artisteve nukkka legena???

    kush tha qe nga ana tjeter nukk ka legena???

    AJo qe thuhet eshte qe ka nje aleanceper mbrojtjen e teatrit dhe qe perfaqeson komuitenti mazhoritar

    Me kryesoraj eshte qe ketu kemi te bejme me nje abuzim te paster afere korruptive , si ne rastin e stadiumit.

    a skishte vennd tejter ku mund te behej stadiumi ??? — ka plot hapesira tirana dhe me kosto minimale plus zhvillim zone

    Por realisht per cfare po sherben stadiumi 90% te vitit??? ms valle per aktivitete sportive ??? per sport valle ??

    nuk ka asgje te keqe monetizimi i sportit , por sporti sben asnje lek dhe ne fakt monetizohet ambienti i shkelqyer ne vendin me te lakmuar ne tirane.

    stadiumi me cibain-Kulle sherben per hoteleri dhe qender tregtare 95% te kohes . Kush po i merr paret ??? Alb star jane shoket e rames, pra Rama vete.

    Pse do ndodhe ndryshe me teatrin ??? Ne fakt Rama e ka thene troc fare kete. Nuk ka asnje dyshim

    nuk behet fjale per teater te ri. as per incenerator te ri apo per aeroport te ri apo rruge e re e KOMBIT

    Vjedhje, korrupsion.

    hajde ta gjejme pse behen pale me hajdutet njerezit, dhe pastaj ne rradhe te dyte aktoret qe presupozohet , POR presupozohet ama, qe te kene me shume feeling per teatrin apriori.

    por barku mbushet me buke, ambicia ushqehet me projekte, poste , favore, detyrimet duhet te lahen, etj etj shkaqe pa fund

    ne fakt ne te gjithe boten feeling eshte per lekun. pa dallim . artist i vetequajtur i merituar ose jo. sepse figura e tyre, ata vete shesin , shesinn imazhin. sic shet seksi shesin dhe artistet imazhin e tyre te fituar nga shfaqjet.

    pyetja per artiste eshte pse e doni aty teatrin kur teatrin tjeter ua beri Rama (turbina e cerikut)

    dhe vetem aty !!!

    ne fakt keta jane pjesemarres aktive ne nje akt korruptiv.. mendo tani robert ndreniken babane e Dianes se PS , te flase kunder korrupsionit , Edhe ky si Kocoja do pleqeroje ne Vuno me Ramen.

    sa lire shiten!!

    kjo tregon ca niveli ordiner ka komuniteti i artisteve….!!!!!

    priten shume shpejt te deklarohen PRO grupet e teatrove dhe artisteve te ndermarrjeve , fabrikave , kombinateve, kooperativae dhe orgave te tjera te pushtetit popullor, bashkimeve profesionale …me soj e sorrollop

  8. Për të ardhur turp për këta artistë që duan apo s’duan shkojnë sipas vijës së Ramës. Nja 2 nga ato emra i njoh mirë se çfarë fytyrash janë.

    Këtu puna është, do ndërrohet destinacioni i ndërtesave te teatrit për një qendër te re biznesi, dhe ky kompleksi i ri i biznesit që do ndërtohet aty, do kete një ose dy kate për “teatrin e ri”. Ore restauro ate qe është, ose bëj një godinë të re klasike që t’i dedikohet plotësisht artistëve dhe teatrit, ASGJË TJETËR!

    Por e di mirë se juve të ri-vdekjes do t’ja vini rruspat teatrit medoemos, po ju lanë njerzit, (siç ju kanë lënë deri tani).

  9. U zgjuan keta qe gjoja Edvin droga dhe Erion kurva u ka falur nga nje shtepi ketyre dhe o burra sonte paskan nje gjuhe krimineli me te Ripjedhjes.????

  10. Kjo liste renegatesh te rilindjes,nuk me cudit!Vetem,sinqerisht,me vjen keq,per mikun,mehalleliun tim,bashke moshatarin tim,djalin e mesueses time te shkolles shtatevjecare,Bertin (Ndrenika),qe ne femijeri,kemi luajtur tek fusha e punes,,ka dale kunder edhe te vehtes se vet.Sic duket,paska marre disa vese prej,roleve qe ka luajtur me shoket e tij,e ne kete rast,qenka bere njelloj si Robert Camcakizi.Edhe Altin Basha me Salzano Rrapin,te cilet nuk i njoh nga afer,por i vleresoj shume si profesioniste,me kane suprizuar.Te tjeret,njihen boterist,sic thote populli “si Legena”.Dhe kete “titull”,nuk ja heq dot,edhe tre-kater te tjereve,qe populli i ka vleresuar,gjate viteve,por,edhe ne ate kohe e kane treguat qarte ideologjine e vet.Ketyre artisteve te merittuar,artisteve te popullit,nderi apo mjeshtri i madh,tani do njihen e do mbeten ne histori,si Artisstet Tradhetare te Kombit dhe Popullit te tyre.Turpi do u rendojne ,sa te jene ne kete jete,por nuk do i ndahet,edhe pertej saj.

  11. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, tha Basha.Cecene mblidhuni nga kamza bathorja keneta laqi mamurrs mos harroni dhe mziun dhe sulmoni Pronat e kulakeve,njelloj si enveri juaj o debatikasit e salihut,bravo aktoreve te vertet dhe jo ata qe duan nje rroge qyl dhe te pine raki me qofte te tatri si licaj budina cipi zalla,habitem shpellkaret sot flasin kulturen qe per 20 vjet e shurrosen dhe vazhdojne ta bejne neper qytetet shqiptare,ju cecene duhet te shkoni nga keni ardhur o rrace e qelbur me ere shurre e mut,ku je o hitler

  12. Po ti kulish rilindasi, kush je ti qe ne demokratet qenkemi cecene, po ti mos na je ndonje korrofillak? Me rrace e piset, me mizore, horra baballaret, e maskarenj ju, gjithemone e ben kete ndarije, sepse ashtu e keni dashur shqiperine te ndare , qe ta persekutoni ju qelbesira rilindasish, qe s;keni asgje me rilindjen, por vetem me masken e saj per te pushtuar vendin.Me kesi komentusish funderrina te demokracise , qe padroni i perdor per pelena, dalin e bejne dasi kombetare, me kete mesojeni se kush, e si jane kjo rrace larvash hibride.Per temen, ne permbajtje te liste firmosesve duket vargu i keq te perdorurve nga sistemi qeverise bandite, duken familjare, duken nga nje punishte, duken qe jane kthyer ne nje prerje. Baba e bire, firmosin, te dy sherbetore te sistemeveme prejaredhje kuqalesh, te tjere shit_bleres ambulant, te tjere me zoor te kapur, te tjere mendojne perspektiven se jane e do ngelin pa pune, te tjere as nuk dihen se nga jane, e nga vijne, por e dine vehten artiste, kur jane me ndonje koke artisti. Po te ishin , ose jane aqe patriote, arte dashes, kejo sere firmetaresh perse nuk kane kerkuar me kohe kete prishje, por kur e kerkoi idioti Rama, ne fillim ishin ndrysh, e sot ndryshe.,,,,,cfar ndryshoi ne mendim, apo ne platformen per teatrin? Keto jeni ju burrece, piliveza qe pa ju dridhur dora e qerpiku, kerkoni te hidhni ne ere monumentin historik, e arkitektonik te Tiranes…Perse valle? Ajo ndertese te qendroi muze per artin, qeveria me qe e ka shume per zemer tthiatrn, le ta ndertoi ne ndonje ambjent tjeter, qe Tirana i ka me shumice, pavaresisht pushtimit oligark qe e kane betonizuar.

  13. Asnjë nga këta emra që kanë nënshkruar këtë peticion, nuk përfaqëson elitën e Teatrit kombëtar shqiptar.
    I vetmi ëshë Ndrenika për të cilin nuk e kam kuptuar se si ja ndroi mëndjen një Uriah Hip si Lal Plehu.
    E çfarë lidhje ka me Teatrin kombëtar, një aktor injorant i ndonjë estrade, që e harxhoi jetën duke sulmuar të persekutuarit ?
    E çfarë lidhje mund të kenë me Teatrin kombëtar shqiptar nja dy-tre aktorë greko-shqiptarë ?
    Çfarë ta ketë shtyer vallë një regjizor shkodran nga një familje e persekutuar nga komunistët, që i bashkohet plehut të shitësit të fiqëve ?
    Ndoshta vetëm se e tërheq “fshati i gruas”.
    Të gjith emrat e tjerë , midis të cilëve gjen edhe nga ata të cilëve ju është zbuluar se kanë bashkëpunuar me ish sigurimin famëkeq enverist, janë aktorë të niveleve më të ulta, ose karrieristë politikë socialistë

  14. O fax u ktheve nga imigrimi direkt te bodrumet e shqupit,ti mor kelysh i kurves se salihut ti mor lakuriq kinez qe per detyre ke shperndarjen e virusit salih,ti mor cecen e shpellkar duhet ta pranosh qe je dhe nuk ka lidhje veri jug si kerkon ta shesesh ti,cecene e shpellkare jane pak qe mendojne vetem te shkatarrojne kete vend ashtu si bete dy here kur ne pushtet ju erdhi kryeshpellkari vrases salih karaxhic berisha,por me mire perdor emra stalin zigur xixa lenin se ju shkon ne shume se fax,per fundjave shko beje detyren Qije fort motren vajzen qe te shtoni rracen tuaj te qelbur shpellkar

  15. keto jane artistet shqiptare ne vend te ishin ne vijen e pare ne mbrojtje te demokractse jane kthyer ne kukulla te regjimit turp dhe neveri

  16. Keta qe e shpallin veten perfaqesues te Artit Skenik, dhe qe eshte e ditur tashme qe Jane blere nga MostraVeli I gerditshmi, vetem sa perseriten njoftimin qe Jane nje tufe te cilet Mostra 99ce I terheq me kapistall… Mjeranet. Na turperuan.
    Po e bukra eshte se KY sherbim shkoi huq, se BE (bashke me Europa Nostra) njoftoi qe Teatri eshte trashegimi botnore qe do restaurohet nga ta.

    Dy Mostrat ram-veli I perdoren per here te fundit keta mjerane.
    Me vjen keq per Bajkon.

    Te ndyne ene ty, o Bajkoziu….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *