• |
ide | kryesore

Blogerja flet për problemet e shëndetit mendor (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider



Blogerja e njohur Farah Dhukai ka vendosur të rrëfejë problemet me shëndetin mendor që po kalon për shkak të pamundësisë për t’u bërë nënë dhe komenteve fyese që merr çdo ditë nga ndjekësit e saj në Instagram. Ndryshe nga videot e saj të makijazhit dhe bukurisë që publikon shpesh në YouTube, Farah ka publikuar një video ku shfaqet pa pikë makijazhi dhe ku flet për vështirësitë e mëdha që po kalon për 3 vite që nga dita kur ka nisur përpjekjet për t’u bërë nënë, dhe për 8 vjet që kur është martuar. E mbytur në lot,ajo shprehet se femrat fajësohen gjithnjë kur një çift nuk bën dot fëmijë, por në fakt janë dy njerëz që po përpiqen për të zgjeruar familjen e tyre. Në videon e publikuar Farah shprehet se asnjëherë nuk duhet të bësh komente për shtatzëninë ose jo të një gruaje, pasi çifti mund të jetë duke vuajtur me probleme të infertilitetit, abortit ose shëndetit mendor. Mund të duket sikur ata kanë gjithçka që dëshirojnë nga fotot dhe videot në mediat sociale, por jo gjithçka është ashtu siç duket. Ajo shprehet se dëshira më e madhe e saj është të bëhet nënë, por po i humb shpresat për ta arritur nga gjykimet e padrejta të njerëzve.

“Unë kam pasur një zemër të lënduar kohët e fundit dhe nuk e kam shprehur, sepse gjithmonë kam dashur t’i mbaj mediat e mia sociale një vend pozitiv, ku të gjithë mund të vijnë dhe të largohen dhe nuk duhet të shqetësohen për dramën, ose çdo problem personal. Por … Kam arritur në një pikë ku shëndeti im mendor po ndikohet dhe nuk mund të fshihem më pas buzëqeshjes time të thyer. Ka diçka për të cilën me të vërtetë duhet të flas … ju lutem klikoni linkun në bio për ta parë. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre viteve ❤️”!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *