• |
ide | kryesore

Cara mbron Ashley-n pas puthjes me reperin amerikan

-Instant, Paparazzi, Slider



Cara Delevingne dhe Ashley Benson i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 2 vitesh, por problemi tani është diku tjetër. Ashley, duket se ka nisur një romancë të re me reperin amerikan G-Eazy.

Komentet e urrejtjes dhe akuzat për tradhti në llogarinë e Ashley-it ishin aq shumë, sa vetë ish-e dashura u detyrua të reagojë për t’i dhënë fund kësaj historie njëherë e mirë. “Tani më shumë se kurrë është e rëndësishme të shpërndajmë dashuri, jo urrejtje. Të gjithë ju që po shani Ashley-in, ju lutem ndaloni. Ju s’e dini të vërtetën. Vetëm unë dhe ajo e dimë çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe kështu duhet të jetë.”-shkruan Delevingne në postimin e bërë në Instastory.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *