• |
ide | kryesore

Diouf, afrikani më i mirë?! Eto’o: “Do ketë pirë ndonjë gotë, askush si unë”

-Instant, Sport



Samuel Eto’o nuk mund të pranojë deklaratat e El-Hadji Diouf. Ish-sulmuesi i Liverpool e kishte përcaktuar veten si “më i talentuari lojtar afrikan“, por përgjigja e Eto’o e sjell me këmbë në tokë: “Vëllai im Diouf do ketë pirë ndonjë gotë tepër. Askush nuk ishte në nivelin tim, më i fortë apo më i mirë se unë, as Drogba. Nuk e them unë, është fakt. Doja të isha numri 1 e kam qenë gjithë karrierën time“, ka deklaruar ish-sulmuesi i Barcelona e Inter.

Pastaj sulmuesi e zgjeron temën e bisedës, duke zgjedhur sulmuesin më të fortë të historisë së futbollit: “Më i miri nga të gjithë ka qenë Ronaldo Fenomeni. Kam respekt e admirim të madh për të. Pastaj juanë shumë nga ne që vijnë pas tij, e do përfshija veten ndër ata. Më të mirët aktualisht? Lionel Messi, që është më ekspert, e Kylian Mbappé, që është i riu që më bën shumë përshtypje. Mendoj se do të bëhet ylli kryesor botëror në vitet e ardhshme“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *