• |
ide | kryesore

Foto/ Shikoni muskujt e Ronaldos: karantina nuk i ka hequr asnjë fibër CR7

-Instant, Sport



Më shumë se dy muaj karantinë të detyruar nuk duket se kanë prekur fare formën fizike të Cristiano Ronaldo. Portugezi ka publikuar në rrjetet sociale një foto që nuk i lë fare vend imagjinatës, duke treguar muskujt si një formë sigurie për tifozët e tij: ‘pavarësisht pauzës së gjatë, fiziku i tij ka mbetur i gdhendur në perfeksion.

CR7 është kthyer në Torino në 4 maj pasi ka kaluar izolimin në vendlindjen e tij në Funchal e tani është gati të mbyllë edhe dy javët e karantinës së detyruar për të gjithë ata që kthehen në Itali nga jashtë. Kampioni i Juventus është më shumë se gati të kthehet të stërvitet në fushë dhe ky është lajmi më i mirë për bardhezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *