• |
ide | kryesore

Higuain mbërrin në Torino: për argjentinasin teste mjekësore e karantinë

-Instant, Sport



Pritja ka marrë fund: Higuain është kthyer në Itali. Pipita ka zbritur në Torino pasdite, pasi ishte nisur mbrëmjen e djeshme nga Argjentina, mes komplikimeve e ndërrimit të fluturimeve, për shkak të situatës së pandemisë. Tani, sulmuesi mund të vihet në dispozicion të teknikut Sarri: natyrisht, oasi ti nënshtrohet testeve mjekësore (testi sierologjik e tamponit) e pastaj të kalojë karantinën e parashikuar për ata që vijnë nga jashtë.

E gjithë cështja është tashmë në cfarë forme fizike është argjentinasi e si është gjendja psikologjike. Gonzalo ka qenë për një kohë të gjatë në Argjentinë, në familje, në krah të së ëmës së sëmurë. Të hënën, bardhezinjtë do të rinisin stërvitjen kolektive, ndërsa Pipita për 14 ditë nuk mund të bashkohet me grupin.

Për më tepër, mund ta shqetësojnë edhe zërat e merkatos, me një kontratë në skadencë në 2021 e një raport që me shumë mundësi këtë muajin e fundit është dobësuar, aq sa Higuain duket i sigurtë se do të largohet në fund të këtij sezoni. E megjithatë, nëse e kur kampionati të rifillojë, Sarri ka tmerrësisht nevojë për Pipita-n më të mirë, sikur edhe për vetë kalendarin e ngjeshur dhe cilësinë që garanton sulmuesi para portës. Pasi u zhdukën dyshimet e rikthimit, tani Higuain mund ti japë përgjigje dyshimeve të mbetura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *