• |
ide | kryesore

Irini Qirjako: Fitimet nga dasmat nuk janë si më parë, shqiptarët kanë shtrënguar dorën

-Instant, Paparazzi, Slider



Fitimet nga dasmat dhe se si funksionon skema e të paguarit kanë qënë gjithmonë një temë me shumë kuriozitet. Irini Qirjako e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” ka vendosur të flasë por në mënyrë të përgjithshme. Ajo ka theksuar se fitimi nuk është siç ka qënë dikur pasi shqiptarët e kanë shtrënguar dorën.

Ronaldo Sharka (moderator i emisionit): ”Për jetën e natës në Tiranë, thuhet që këngëtarët marrin nga 1 mijë, deri në 7 mijë euro. Po tregu juaj i dasmave, e arrin këtë shifër deri në 7 mijë euro? Apo e kalon?”

Irini Qirjako: ”Jo nuk është kështu! Përpara kur hidhej shumë lekë, bëhej nami. Tani shqiptarët e kanë mbledhur dorën, gjithë leku që mblidhet e merr çifti, nusja me dhëndrin! I kanë rënë hiles tani!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *