• |
ide | kryesore

Ish-kampionia e tenisit e keqtrajtuar nga i ati dhe depresioni: “Kam humbur 53 kg në 18 muaj”

-Instant, Sport

Jelena Dokic, ish-vajza e mrekullive në tenisin botëror karriera e të cilës u shënua për keq nga raporti i tmerrshëm me të atin-padron e nga problemet fizike e mentale, me një postim të gjatë në Instagram ka dashur të tregojë betejën e saj më të madhe, duke zbuluar se ka humbur 53 kg në 18 muaj. Një mesazh për shumë njerëz të tjerë në luftë me demonët e tyre.



“Ky është realiteti i jetës e të gjithë kemi historitë e vështira, betejat e udhëtimet tona. Unë jam krenare për timen. Nuk jam këtu për të treguar sa peshë kam humbur. Bëhet fjalë për udhëtimin tim të vështirë që vazhdon ende e që do të zgjasë për shumë kohë: i përket betejës mendore e betejës me veten time, pastaj i takon kileve – shkruan ajo në Instagram -. Dua të tregoj se të gjithë ne kemi betejat tona, historitë e udhëtimet. Kjo është së pari një betejë mendore, pastaj fizike dhe është e vështirë. Kam patur shumë ditë të vështira e kam akoma. Isha mësuar të haja, të vdisja urie, të mbingarkohesha, ti nënshtrohesha një stërvitje të tepruar, të ndihesha e trishtuar dhe fajtore. Ishte një rreth vicioz dhe, mbi të gjitha, nuk e doja veten.

Ndonjëherë është vështirë të gjesh ekuilibrin, por unë luftoj, besoj e nuk dorëzohem. Nuk ka rëndësi sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh dhe e riprovon. Dua vetëm të them se nuk është e lehtë e më besoni e di mirë, por vazhdoj të luftoj. Do të kesh ulje e ngritje por do të vazhdosh të ecësh para cdo ditë. Është gjithcka e bazuar tek ekuilibri e, mbi të gjitha, qendro e fortë mendërisht e mos resht kurrë së dashuri veten përgjatë kësaj rruge”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu