• |
ide | kryesore

Justin Bieber tregon për problemet me vetëbesimin për shkak të fizikut

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey, kanë një “serial” të tyren në Facebook, ku postojnë video nga jeta e përditshme dhe martesa. Tani që e dini, vazhdojmë flasim për aknet e Justin Bieber.

Gjatë videos së fundit, Justin tregoi për problemet me aknet pas të njëzetave dhe u shpreh se pavarësisht sa shumë përpiqej t’i trajtonte, asgjë nuk funksiononte. Justin tregoi se ka akne gjatë periudhave kur është i stresuar, mirëpo ato largohen shpejt. Ndryshe nga aknet e stresit, ato që njihen si aknet e post-adoleshencës qëndrojnë më gjatë dhe kanë tendencën të mos përmirësohen shpejt, pavarësisht trajtimit. “Mbaj gjithnjë e më shumë kapele, por një gjë e tillë i përkeqëson,” u shpreh Bieber. Ashtu siç na ndodh të gjithëve Justin tregoi se aknet dalin pikërisht atëherë kur ka ndonjë ngjarje të rëndësishme, si Grammy apo do të shkojë te Ellen DeGeneres. “Pjesa më e vështirë është vetëbesimi sepse ka kaq shumë filtra në Instagram. Njerëzit duken sikur kanë lëkurë të përsosur dhe ti nis edhe e mendon se kështu është realiteti. Por në të vërtetë shumë njerëz kanë probleme me lëkurën. Nuk jeni vetëm. Jemi të gjithë njësoj,” u shpreh ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *