• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rama bën mirë të kthejë paratë e kullave të Teatri

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bëri një lidhje të drejpërdrejtë në Open në Top Channel hodhi akuza të forta ndaj dokumentit të publikuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Ky zotëria që paska para për të prishur Teatrin, po si nuk paska para për tu dhënë shqiptarëve pagat e luftës. Ky zotëri, ky ka para për ta prishur njëherë, ti do prishësh teatrin pa gjetur para për ta ndërtuar? Ama ky do të prishë teatrin që kullat private që do të ndërtojë në pronën private të marrë mundësinë e lartësisë sepse Teatri është i prishur dhe nuk do ketë dot të ruajë distancën e kullës.

Z.Basha e tha vija është e kuqe, unë jam edhe më ekstreme se z.Basha, nuk ka më vijë të kuqe dhe mos të guxojë më njëri te Teatri. Nuk do të jem atje as si Kryetare Partie, jam munduar të qëndrojë larg, duke menduar që gjithmonë kanë dashur si kauzë për të larguar vëmendjen.

Hapnin Teatrin për të vjedh anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, për të bërë një tender, po themi merrnin tamponët me 3 euro dhe ia shisnin qeverisë shqiptare me 120 euro. Hapnin konfliktin e Teatrit për të marrë ato Land Roverat e policisë që i kanë kushtuar shqiptarëve 25 milionë euro.

Me ato 25 milionë euro do kishin ndërtuar të paktën 100 shtëpi nga ato të rrenuarat e tërmetit. Kështu që historia e Teatrit, ai nuk mund të përfitojë nga rasti. Absolutisht, nëse z.Rama ka marrë paradhënien e Kullave të Teatrit bën mirë që t’ua kthejë se i dalin paratë e koncensioneve për të shlyer borxhin e disa viteve më përpara” – tha Kryemadhi.



5 Comments

  1. edi rama, sali berisha, ilir meta, monika kryemadhi, lulzim basha, erion veliaj, keta jane thesari i pacmueshem shqiptar

  2. edi rama, sali berisha, ilir meta, monika kryemadhi, lulzim basha, erion veliaj, keta jane thesari i pacmueshem i shqiptarve

  3. Kur Ilir Meta ishte kryeministër kërcënonte: Grevistët e Teatrit do të nxirreshin me forcë dhe sikur në ambasadën italiane të futeshin,ky eshte like floriri i salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *