• |
ide | kryesore

Kumbulla i thotë jo Napolit: Ancelotti e do shqiptarin tek Everton

-Instant, F1, Sport



Kur dukej se ardhmja e qendërmbrojtësit të përfaqësueses së Shqipërisë dhe Hellas Verona, ishte e orientuar drejt Serie A, Marash Kumbulla ka refuzuar shansin për të firmosur për Napoli, duke i hapur dyert ambicjeve të klubeve të Premier League, ku Everton ka dalë hapur duke shprehur interesimin. Shqiptari kërkon një klub të madh dhe Toffies do të mundohen ta bindin 20 vjecarin me armën e tyre më të mirë Carlo Ancelotti.

Interesimi i teknikut italian, duke qenë një ekspert i mbrojtjes, është një elozh i vërtetë për cilindo dhe Kumbulla nuk mund të jetë indifferent. Ai konsiderohet si një lexues inteligjent i lojës dhe me aftësi brilante për të dalë me top nga zona. Stili i lojës së qendërmbrojtësit të lindur në Itali ka bindur shumë klube angleze të bëjnë përpara dhe konkurenca e Everton është e fortë. Lojtari në fakt kërkohet në pesë kampionatet elitarë të Europës dhe pretendentët për mbrojtësin e kombëtares kuqezi janë të gjithë klube të rëndësishme.

Tottenham, Chelsea e mbi të gjithë Liverpool mbajnë nën vëhzgim shqiptarin: Askush në fakt nuk e priste një impact të tillë të lojtarit nën drejtimin e Ivan Juric, por është fakt që tashmë ai është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A. Perfomancat e lojtarit dhe referencat se kundër skuadrave të mëdha Kumbulla nuk është vënë kurrë në vështirësi, kanë bindur edhe më skeptikët për potencialin psikologjik të mbrojtësit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *