• |
ide | kryesore

“Kush ndërpret kampionatet në kualifikuese për Champions”: Ceferin nuk heq dorë as nga Fair Play Financiar

-Instant, Sport



Plani i Uefa-s për të mbyllur sezonin 2019/20 është i qartë e presidenti Ceferin e shpjegon kështu: “Mendoj që pjesa kryesore e ligave të Europës, le të themi 80%, do të përfundojnë sezonin. Kush nuk e bën, zgjedhje autonome, duhet të luajë kualifikueset nëse do të marrë pjesë në kompetcionet e ardhshme Uefa”. Konfirmohen edhe Kupat: “Edhe sezoni europian do të kompletohet; nëse gjithcka mbetet sic është, vazhdojmë në gusht”.

Ceferin, duke folur për beIN Sports, komenton zgjedhjet e kampionateve të ndryshme: “Gjëja më e rëndësishme për ne është të dime klasifikimin përfundimtar për të përcaktuar kualifikueset për Kupat e ardhshme. Personalisht besoj se anullimi i sezonit shumë shpejt nuk është ideal, gjërat mund të përmirësohen. Por nëse vendimi është i Qeverisë, cfarë mund të bëjnë klubet apo ligat? Sipas meje ajo e Francës ishte vendim i pamatur. Por nuk i takon Uefa-s”.

Numri 1 i futbollit europian merr shembullin e Psg e Lion: “Do të luajmë në Champions League por nuk do të zhvillojnë ndeshje deri në gusht, nuk e di nëse është e drejtë të qendrojnë pa luajtur kaq gjatë, për të diskutuar pastaj takime të rëndësishme. Por e theksoj nuk është vendimi im”.

Për kalendarin 2020/21: “Nuk duket se do të ndikohet shumë, në vecanti ato Uefa”. Në fund nuk mungon komenti për Fair Play Financiar: “Ndodhemi në një situatë ekonomike të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, do mundohemi ta adaptojmë por ende nuk është marrë një vendim. Situata e klubeve nuk është e lehtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *