• |
ide | kryesore

18 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.

Deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.

COVID-19 – Statistika (15 Maj 2020)

Testime totale 11988

Testime molekulare 11458

Testime serologjike 530

Raste pozitive 916

Raste të shëruara 705

Raste Aktive 180

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 77

Krujë 46

Shkodër 16

Kamëz 12

Berat 10

Durrës 9

Fier 5

Elbasan 2

Kurbin 1

Mirditë 1

Korçë 1



1 Comment

  1. nga nje institut shendetsor i pavarur , arritet qe te ktheheni me sygjerimet e asaj mbrapa ne foto ne nje institut partiak , cfardeo qe te thoni e nxirrni jeni bere te pabesueshem , dhe sikur virusi te beje kerdine tani juve nuk ju beson me njeri jeni bere karagjoze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *