• |
ide | kryesore

VIDEO/ Stuhi e fortë ere në Durrës, shkulen tabela dhe pemë

-Instant, Lajme, Të fundit

Një stuhi e fuqishme ere ka përfshirë Durrësin mbrëmjen e djeshme. Burime të lapsi.al thanë se era e forta ka bërë që të shkulen tabela dhe pemë. Stuhia e pazakontë ka qenë e menjëherëshme duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.


Prej dy ditesh vendi po sundohet nga nje mot i vranet, por me temperatura te larta, ere dhe zagushi. Sherbimi Meteorologjik ben me dije se edhe ne oret ne vijim te kesaj te premteje deri në mesditë era e vrullshme jugore do të sjellë temperatura të larta dhe zagushi.


Parashikimi per sot sipas SHMU

Vranësirat shtresore do të mbeten prezente gjate paradites. Në mesditë, jugu i vendit parashikohet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave. Era do të humbë forcë mesditën e së premtes, po kështu dhe valëzimi në dete.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 18º deri 30ºC
zonat e ulëta 21º deri 34ºC
zonat bregdetare 21º deri 31ºC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu