• |
ide | kryesore

Manastirliu paralajmëron mbylljen: Po vazhduam kështu do të bëjmë hapa pas

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu këtë të premte në një deklaratë për mediat ka paralajmëruar mbylljen nëse numri i rasteve të reja do të rritet më shumë se dy ditët e fundit.

Manastirliu është shprehur se e mbështet planin për lehtësimin e masave por rritja e rastev etë reja me koronavirus në vendin tonë e shton nevojën për një kujdes më të shtuar nga ana e qytetarëve.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se rastet e ditëve në vijim dhe sjellja e qytetarëve janë treguesit që do i ndihmojnë ato në hartimin e planit të masave lehtësuese.

“Ekspertët tanë e kanë thënë që në kryer të herës. Faza e lehtësimit merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të numrit të infektimeve. Për fat të keq dy ditët e fundit një gjë e tillë nuk ka ndodhur sot kemi një rritje të numrit të infektisone rritje të rasteve me koronavirus në Durrës, Tiranë, Berat që ishte një zonë e gjelbërt dhe në Krujë.

Nuk duhet të ulni vëmendjen dhe të shkilni rregullat. Plani i lehtësimit të masave varet vetëm nga bashkëpunimi me ju. Është e vërtetë që ndëshkimet nuk janë zgjidhja, por është po aq e vërtetë se nuk mund të penalizohet një popull i tërë nga një pakicë, veprimet e së cilës mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme.

Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot.

Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e ri-hapjes”, tha Manastirliu.

Kjo është dita e dytë që në vendin tonë janë shënuar 18 raste të reja me koronavirus duke eçuar në 916 numrin e personave të infektuar.



10 Comments

  1. Kjo eshte e qarte. Duhet edhe nje mbyllje tjeter deri sa “te mbarojne ca pune”. Por harrojne nje detaj, ai qe e sakteson qarte numrin e te semureve, eshte numri i te shtruarve ne spital. Nese genjejne edhe per ate pastaj…

    1. kjo po kuptohet , po bejne mire qe mbas mbyllejs se dyte kur ta hapin te zhduken se kane per ti shqyer njerezit me keq se ata qe donin ti benin bllokmeneve

  2. Po pse kane nevoje qe te na mbyllin mbrenda me bo gjerat, se ne fakt keto 7 vite skan bere ate qe kan dashur, edhe po shfrytezoj tani koronavirusin qe ti bejn . A popull kar a popull kar

  3. Kur eshte pakica qe shkel rregullat pse penalizoni shumicen? Me spitale bosh do ta kaloni kete genjeshter? Cbejne doktoret gjithe diten me 30 paciente apo lozin me termometra nje here ne goje nje here ne bythe. Ik se na cate edin.

  4. Shikohen se rastet e fundit ne Berat Jan te organizuara . Nuk Jan te verteta rastet me coronavirus ne Berat sepse per te krijuar panik e frike ne popull nga protestat e priteshme per te mbrojtur teatrin, per kete sajoin raste artificiale si ne Berat duke aktivizuar militante te rilindjes se gjasme Jan te infektuar familjarisht . Eshte shume e thjeshte kjo e infektuara eshte punonjese e bashkise e per infeksionin e rreme rri ne shtepi ne karantine e parata i merr. Kjo militante ka infektuar gjithe familjen por nuk paska infektuar te shoqin e cila fle ne nje krevat , kush e ha kete eshte o i manget nga trute omilitante i sempre . Vrifikohet shume thjeshte ti behen analizat nga mjek te pavarur e me personalitet e jam i sigurt se do dali fjasko

    1. Po tall karin ti, dmth ne nuk ngrihemi se na vjedhin na roberojn nga 30 vjet, po do cohena per te mbrojtur nje ndertese, edhe qeveria e frikesuar perhap panik per te na mbyllur mbrenda. Kur vetem para 3 muaj shkatorraj nje lagje te tere edhe si plasi trapi.
      Teatri do shembet sepse ruhet nga njerez fallco si puna juaj qe nga dje sot u bee artdashes me urdher partie.

  5. manastirllllllllliu eshte thesari jone i pacmuar, qe shkon pertej teatrit, kjo hyjneshe qe na solli perendia per tna shpetuar jetet, duhet ta falenderojme per gjith jeten tone, moj teuta manastirrliu, moj ilireshe

  6. “Manastirliu paralajmëron mbylljen: Po vazhduam kështu do të bëjmë hapa pas”

    Zhduku fytyre e poshtër! Boll i mbyllët njerëzit kot, “pandemia” doli një mashtrim i madh, siç e kemi thënë që në fillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *