• |
ide | kryesore

Mbyllja e RTV Ora, vjen reagimi nga AMA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas masave të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor ndaj Rtv Ora, me gjobë dhe vendim për mbyllje, vjen dhe reagimi i AMA, e cila bën një hap pas në këtë drejtim.

Me anë të një deklarate për mediat, Autoriteti i Mediave Audiovizivd thotë se nga ana e saj dhe ISHSH nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni por vetëm vërejtje ndaj Rtv Ora.

Por bashkë me emergjencën e këtij reagimi pas solidaritetit me televizionin Ora, AMA-s nuk i ka shpëtuar dhe një gafë.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19” thuhet në njoftimin e AMA-s.

Por AMA harron që me 14 shkurt në Shqipëri nuk ka pasur epidemi, pasi zyrtarisht rastin e parë me Covid-19 e kemi me 8 mars.

Pak minuta më vonë pas këtij njoftimi, AMA e korrigjoi daten 14.02.2020 me datën 14.05.2020, shkruhet në uensitin e Rtv Ora.

Deklarata e Autoritetit të Mediave Audiovizive Tiranë, 15.05.2020

Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA News, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni.

Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA News për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.

Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.

Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020



8 Comments

    1. Kesthu i bie qe te q_sh gati 40% te partis demokratike. dhe gati 40% te partise socialiste , se Ramizi i ndau komunistet dhe ish sigurimsat ne numer te barabarte tek te dy partite e medha.

      1. Haron një fakt “të vockël”
        Gjithë ai “Ramiz i madh” që ty të duket si Perëndia, në zgjedhjet e para demokratike ku kishte kandiduar për deputet, humbi para një kandidati me një emër farë të pa njohur.
        Haron edhe një fakt tjetër “të vockël”.
        Në zgjedhjet e para presidenciale demokratike , në përballje me Berishën, Ramizi humbi në mënyrë të turpëshme, dhe ishte PD në pushtet që Ramizin megjithë ish kriminelët e diktaturës enveriste, i denoncoi në prokurori e hëngrën burgun.
        Pa çka se prokurorëz e gjykatësit e asaj kohe, të gjithë të përlyer me krimet e diktaturës, i shndruan gjyqet e byroistëve në komedi duke i dënuar me akuzën qesharake se e kishin tepruar me ……..pirjen e kafesë ???????????

        1. Me vjen keq, por ju ose doni te genjeni vehten , ose jeni aq naive sa vertet besoni se Berisha luftoi ish kasten e vjeter komuniste .
          Beji nje analize PDs keto 30 vite dhe do shohesh qe ajo ka qene streha e femijeve dhe nipave te ish kryetareve te partive te rretheve dhe te ish deputeteve te kuvendit popullor.
          Mbase emri KATOVICA nuk te kujton gje. Por lexo dhe do shohesh se keto 30 vite te gjitha vendimet e Katovices jane zbatuar pik per pike nga Berisha – Nano- Meta-Rama.
          Dhe aty do kuptosh qe koncepti ‘ ANTIKOMUNIST ‘ qe keni ju eshte shume i ndryshem nga koncepti antikomunist qe ka PD.

  1. Haron një fakt “të vockël”
    Gjithë ai “Ramiz i madh” që ty të duket si Perëndia, në zgjedhjet e para demokratike ku kishte kandiduar për deputet, humbi para një kandidati me një emër farë të pa njohur.
    Haron edhe një fakt tjetër “të vockël”.
    Në zgjedhjet e para presidenciale demokratike , në përballje me Berishën, Ramizi humbi në mënyrë të turpëshme, dhe ishte PD në pushtet që Ramizin megjithë ish kriminelët e diktaturës enveriste, i denoncoi në prokurori e hëngrën burgun.
    Pa çka se prokurorëz e gjykatësit e asaj kohe, të gjithë të përlyer me krimet e diktaturës, i shndruan gjyqet e byroistëve në komedi duke i dënuar me akuzën qesharake se e kishin tepruar me ……..pirjen e kafesë ???????????

  2. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, tha Basha.Cecene mblidhuni nga kamza bathorja keneta laqi mamurrs mos harroni dhe mziun dhe sulmoni Pronat e kulakeve,njelloj si enveri juaj o debatikasit e salihut,ja doli dhe e verteta nga ama qe eshte keshilluar heren e pare por ylli paspaciu i likes ben te fortin dhe hop han gjoben,shpifjet se ora do mbyllej dolen huq o cecenet e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *