• |
ide | kryesore

Ndërron jetë Princesha e Austrisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 31-vjeçare Princesha e Austrisë, Maria Galitzine pasi pësoi aneurizmë kardiake.
Pasardhësja e Perandorit Karl 1 të Austrisë, për pak ditë do të festonte 32 vjetorin e lindjes. Maria fatkeqësisht ka lënë pas edhe një djalë 2 vjeçar që quhet Maxim.

Vdekjen e Marias e ka konfirmuar dhe mamaja e saj Maria Anna.
“Maria jonë ndërroi jetë në mëngjes në Houston, nga një aneurizëm i papritur kardiak”, tha ajo.
Maria jetonte në Houston të SHBA-së, së bashku me partnerin Rishi Singh, i cili është kuzhinier. Ajo u martua me të në shtator të vitit 2017.

Princesha e Austrisë, lindi në Luksemburg dhe më vonë ndoqi shkollën fillore në Moskë dhe më pas Kolegjin e Artit dhe Dizajnit në Belgjikë.
Në një intervistë për “The Houston Chronicle” në vitin 2018, ajo është shprehur se jetonte një jetë normale dhe e kuptonte që ishte princeshë vetëm kur shkonte në dasmat mbretërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *