• |
ide | kryesore

Nga futbollist, në toreador, Joaquin: “Është ëndërra e fëmijërisë”

-Instant, Sport, Video



39 vjec, por Joaquin është ende një nga pikat e forcës të Betis Siviglia. E megjithatë është koha për të menduar për të ardhmen e përgjigja e spanjollit, dhënë për AS, është vërtetë e paparashikueshme. “Trajner? Jo, nuk dua ti dedikohem kësaj – ka thënë ai -. Eshtë pak e vështirë, por dua të bëj toreadorin. Dua të luftoj kur të lë futbollin, është një ëndërr që kam në kokë që fëmijë”.

Një pasion i madh, që u mbyt në rini nga e ëma. “Gjithnjë në respekt të këtij profesioni, të toreadorëve e gjithcka i duhet kësaj bote e këtij pasioni të madh, do të më pëlqente të bëja dicka të mirë e të jepja kontributin tim për gjithë ata njerëz të këtij ambjenti. Kam bërë gjithcka për tu bërë toreador – ka shpjeguar kapiteni i Betis -. U regjistrova në shkollën e toreadorëve në El Puerto e kur ime më e pa se gjëja po bëhej serioze, bashkë me babin më shtynë të zgjidhja futbollin, sepse ajo vuante më pak”.

Joaquin nuk harron tre vitet e kaluara tek Fiorentina. “Firence më mungon shumë, është një qytet i ngjashëm me Sevilla: ushqehesh e jeton shumë mirë, herë pas herë duam të kthehemi sepse kemi shumë miq në atë vend. Nëse nuk do të më kishte kërkuar Betis, do rinovoja edhe për një dy sezone pa dyshim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *