• |
ide | kryesore

Opozita në grevë urie para parlamentit serb, por Vuçiç nuk tërhiqet

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Beograd vazhdon para parlamentit greva e urisë nga Bosko Obradoviç dhe Ivan Kostiç, drejtuesit e partive të ekstremit të djathtë Dveri. Ata kërkojnë një shtyrje prej 6 muajsh të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 21 qershor (duhet të mbaheshin në 26 prill, por u shtynë nga pandemia) dhe krijimin e një qeverie teknike.

Obradoviç, i cili është një nga drejtuesit e opozitës radikale, e ka bërë të ditur sot se protesta ka të bëjë edhe me kontrollin e hekurt mbi mediat nga Presidenti Aleksandar Vucic, politikën e tij “autoritare”, gjendjen e popullatës serbe dhe të Kishës Ortodokse në Mal të Zi, e cila do të vazhdpjë të diskriminohet më shumë.

Kreu i opozitës kërkon gjithashtu një hapësirë në TV publik RTS për të shpjeguar arsyet e tij. Obradoviç ka qenë në grevë urie që nga e diela, dhe më vonë iu bashkua edhe Kostiç. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *